Brexit si Sarajeva: Një e shtënë pistolete që nxit fundin e ëndrrës evropiane

Elton Tafaruci

Il Sole 24 Ore*

 

Luftrat, zakonisht ndiqen nga kriza financiare dhe ekonomike. Nëse kjo krizë nuk do të frenohet, mund të asistojmë në një ballkanizim të Europës, sepse vlerat do të shkatërrohen dhe për pasojë askush nuk do të jetë në gjendje të parashikojë rrjedhën e kontinentit.

Paradoksalisht, qeveritë evropiane duhet të shpëtojnë euron dhe atë sistem bankar dhe financiar dominues që është njëra prej shkaqeve të shkëputjes mes qytetarëve dhe institucioneve.

Me pak fjalë, nese europianët duan të shpëtojnë, me disa reforma të nevojshme, duhet të delegojnë superpushtetin Bankës Qëndrore Europiane.

Europa me dy ose tre shpejtësi nuk ekziston: Sistemi shkatërrohet i gjithi.

Gjerësisht e ndarë mbi politikat brenda dhe jashtë unionit, Europa zhduket si subjekt politik. Nuk do të ketë vetëm rilindje të shteteve kombëtare, por edhe një garë të tipit “të shpëtojë kush të mundet”: shtetet më të dobëta si Italia, Spanja apo Greqia, mund të shndërrohen në një prejë të dikujt tjetër, për të mos folur më tej për vendet e lindjes apo Ukraina, Polonia dhe Hungaria.

Rusia e Putin mund të përfitojë?

Mundet. Por kur të nisë kaosi, ai zakonisht troket edhe në derën e shtëpisë tënde. Ajo që ndodhi në Mesdhe dhe në Libi është një histori e fundit.

Italia e Veriut, që ka një PBB si ajo gjermane, mund të kërkojë të ndahet dhe ti bashkohet veriut të Europës, ashtu si Katalonja në Spanjë, ku sot votohet.

Këto ngjarje janë të mundshme, ashtu si edhe përpjekjet e Skocisë për shkëputje nga Britania e Madhe.

Vota angleze ishtë një lloj deklaratë lufte: Në fakt po e paguajme me humbje të mëdha në tregje dhe në vendet më të dobëta. Është aq e vërtetë sa vetë anglezët janë penduar, dhe po kërkojnë të çojnë në parlament vendimin për të dalë nga BE, pa thirrur nenin 50.

Brexit, nuk është shkaku i krizës në Europë, por mund të bëhet si Sarajeva. Një e shtënë pistolete që nxit fundin e ëndrrës evropiane.

Në thelb, ky dështim i perceptuar në nivel popullor, është se nuk u shpërnda më shumë pasuri, por varfëri dhe papunësi.

Brexit, zhvendosi jashtë pakënaqësinë e përjetuar nga britanikët, por konfliktet e jashtme në kontinent mund të përbëjnë një miks vdekjeprurës. Nëse Europa nis të destabilizohet edhe jashtë, ky është fundi.

Shpërbërja e Jugosllavisë ka qënë emblematike: Nisi me vdekjen e Titos, krizën ekonomike dhe shpërtheu kur askush nuk donte të paguante më borxhet e të tjerëve, për të mbajtur në këmbë Federatën.

Shkëndija ishte fjalimi nacionalist mbi identitetin dhe misionin historik të serbëve të Milloshevic në Kosovë në 1989.

Por europianët i kushtuan pak vëmendje dhe pak muaj më vonë u dehën më rënien e murit të Berlinit. Nuk ishte bota e re apo fundi i historisë, por hyrja e një bote të vjetër, në shtëpitë tona, ashtu sic hynë emigrantë të tjerë, deri tek vala e emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Shpëtimi i Europës dhe euros nuk është fillimi i një ere të re mirëqënie, por përpjekja ekstreme për të shmangur ballkanizmin, luftrat dhe konfliktet. Ky është qëllimi.

Përsa  i përket ekonomisë, ky është fundi i iluzioneve: sistemi aktual nuk prodhon më vende pune.

Është një proces që tashmë të gjithë e kanë kuptuar: Rilindja evropiane, nëse do të ndodhë, do të ketë një emër të ri.

 

*Titulli në origjinal: Ballkanizimi i Europës

Share This Article
1 Comment
  • Europa ka vetĕm njĕ rrugĕ shpëtimi ,rishpĕrndarja mĕ e drejtë e të ardhurave ,duke vënë kufij të qartĕ për nivelet e pagave ,shĕrbimeve shëndetĕsisë ,strehimit ,shkollimit.Pas rĕnies së socializmit real,kapitali i madh,financa agresive dhe vĕndet e pasura menduan se erdhi fundi i historisë dhe ata mund të bëjnë çtë duan.Një lojtar në bursë mund të fitojë duke spekulluar miliona ,një futbollist fiton miliona ndĕrsa një shkencëtar që çon pĕrpara botën reale ka një rrogë poshtĕruese,kush prodhon ka një jetë në kufijtĕ e mbijetesës ndĕrsa kush manipulon jeton si në përrallë.Tashmë hiperkapitalizmi liberal nuk ka frikë më nga socializmi,nga kundĕrshtarët ideologjikë ,pasi edhe Kina ka bëre pĕrshtatjen kapitalo komuniste për interesat e saj.Por shoqĕria nuk vdes ,shenjat e një rigjallërimi për ndryshimin e gjĕrave po ndihen ,nga Sanders,Korbyn,Podemos,5stelle….Le të shpresojmë që edhe tek ne diçka do të lĕvizë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *