Kina dhe Rusia u zotuan të palëkundur për të thelluar koordinimin e partneritetit të tyre të plotë strategjik, bëri të ditur Radio e Jashtme e Kinës. Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord gjithashtu për të forcuar mbështetjen reciproke dhe për të rritur besimin e përbashkët politik e strategjik.
Duke përshëndetur kontaktet e ngushtë të nivelit të lartë për nxitjen e zhvillimit rajonal dhe global, presidenti Xi Jinping tha se koordinimi i partneritetit strategjik 20 vjet më parë tregoi natyrën strategjike e lidhjeve dypalëshe.
Gjatë qëndrimit të Putinit në Pekin, Kina dhe Rusia nënshkruan mbi 30 marrëveshje bashkëpunimi, që mbulojnë fusha të tilla si ekonomia dhe tregtia, punët e jashtme, infrastruktura, teknologjia dhe novacioni, bujqësia, financa, energjia, media, interneti dhe sporti.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, përkujtuan 15-vjetorin e nënshkrimit të “Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë e Bashkëpunimit Kinë-Rusi”.
