Itali-Spanjë, gjendet një pako e dyshimtë në stadium

Dita

Një çantë e gjetur pranë një motori, një kilometër larg stadiumit “Saint Denis”, aty ku pas 1 ore do të luhet ndeshja e “Euro 2016”-s, mes Italisë dhe Spanjës.

Menjëherë pas alarmit ka ndërhyrë policia franceze që ka siguruar zonën dhe më pas ka bllokuar rrugën që të çon për në stadium.

Shumë tifozë, të cilët janë nisur për të parë takimin Itali-Spanjë, janë detyruar të ndjekin rrugë të tjera për të shkuar në stadium.

Kontrollet janë shtuar ndjeshëm duke sjellë për pasojë radhë të gjata në hyrje të impiantit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *