Çfarë po ndodh me listat e PD-së?

anazapta

Nga informacionet gjysmëzyrtare që qarkullojnë, mësojmë se PD-ja do fusë në listat e saja mbi vijën e sigurisë Nard Ndokën, Dashamir Shehin, Shpëtim Idrizin,Nikollë Lesin, Arben Demetin, Arjan Starovën, Kastriot Islamin, Dogjanin, Kadelin.

Bëhen dhjetë deputetë që s’janë të PD-së, por që do t’i votojë PD-ja. Saliu është treguar shumë dorëlëshuar mbasi opozitë do jetë dhe s’ka kush t’i kërkojë poste ministrore. Po që të futen këta të dhjetë, do hiqen dhjetë “figura” të PD-së dhe kjo natyrshëm do krijojë pakënaqësi të mëdha, mbasi po sakrifikohen për ca tradhtarë të PS-së, që mund të tradhtojnë prapë, dhe për ca kryetarë pelivanë “mikropartish”, që kanë lëvizur herë majtas e herë djathtas. Të jetë në listat e PD-së ka kërkuar dhe Xhuveli. Kërkesa e tij po shqyrtohet seriozisht.

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *