BSH, ligj për ndërhyrje të jashtëzakonshme në banka

Elton Tafaruci

Nëse sistemi bankar do të ketë probleme Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë për planifikimin e rimëkëmbjes së bankave në raste të vështirësive financiare, apo dhe zgjidhjen e bankave me probleme nëpërmjet alternativave më pak të kushtueshme…

Kriza e fundit financiare në nivel global, ka kontribuar në rritjen e kompleksitetit dhe nivelit të rrezikut, veçanërisht në sektorin bankar. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë njofton se në kuadër të menaxhimit të krizave dhe harmonizimit të akteve normative kombëtare me kërkesat që burojnë nga Direktiva e re Evropiane “Për Rimëkëmbjen dhe Zgjidhjen e Bankave”, gjatë vitit 2016 do të finalizohet ligji i ri “Për Rimëkëmbjen dhe Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme në Banka”, ku një kontribut i rëndësishëm do të ofrohet edhe nga Departamenti i Mbikëqyrjes.

Banka e Shqipërisë thekson se me këtë ligj do të renditet ndër vendet e para në rajon me kuadrin e nevojshëm ligjor dhe me një sërë instrumentesh dhe kompetencash, të cilat do të shërbejnë në drejtim të:

(1) planifikimit të rimëkëmbjes së bankave në raste të vështirësive financiare;
(2) ndërhyrjes në një fazë të hershme në banka në rastet e problematikave të tyre;
(3) zgjidhjen e bankave me probleme nëpërmjet alternativave më pak të kushtueshme për publikun dhe kufizimin e zgjerimit të efekteve negative në sistemin financiar shqiptar.

Aktualisht sistemi bankar shqiptar paraqitet i mirëkapitalizuar dhe likuid. Banka e Shqipërisë njofton se kryen edhe analizat e provës së rezistencës (stress-test) për të matur qëndrueshmërinë e kapitalit të bankës për të përballuar rreziqet e veprimtarisë bankare.

Këto analiza tregojnë se niveli aktual i kapitalit të sistemit bankar është i mjaftueshëm për të përballuar një nivel relativisht të lartë të humbjeve që vijnë si rezultat i ekspozimeve ndaj rrezikut të kredisë.
Kjo aftësi e kapitalit për të përballuar humbjet e mundshme ka qenë konstante përgjatë gjithë vitit 2015./MONITOR

Share This Article
1 Comment
  • HAJDE ROBT,

    HAP I SIGURT DREJT FALIMENTIT TE SHQIPERISE.

    EKONOMIA E LIRE FUNKSIONON KESHTU

    DIKUSH QE FALIMENTON, HAP KRAHUN, VJEN TJETRI QE ESHTE ME I ZOTI DHE ECEN PERPARA, KESHTU VAZHDON HISTORIA DERI NE MOMENTIN QE KETIJ TJETRIT I “HIPEN MENDJA MBI KOKE”, DHE PERFUNDIMISHT, NJEREZIT MARRIN SHERBIME BANKARE CILESORE.

    NDERHYRJET, PRESUPOZOJNE QE KY BIRBUA, TE MARRE PARATE TONA DHE TE NDIHMOJE ME TO TE FALIMENTUARIT, DUKE MBERRITUR KESHTU TE SIGURT EDHE TEK FALIMENTIMI YNE.

    BANKAT KANE DHENE KREDI ME SYMBULLUR, NUK JUA PATI NJERI FAJIN, TANI DUHET TE PAGUAJNE.

    EDHE NJEREZIT QE KANE PARATE NEPER BANKA, I KANE PATUR SYTE NE BALLE, SEPSE KETO VEPRIME JANE BERE NE MES TE DITES, TE MARRIN MASA SA NUK JANE VONE, SE KY BIRBUA, NJE HU TE MIRE TE JEP NE FUND.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *