Për të gjithe ata dhe besoj për shumicën e këtij populli që presin “ikjen apo zhdukjen” e Berishës e Co, ky ”debat” i stisur nga një “përplasje” e rastit e z.Edi Rama ne nje audiencë takimi zyrtar në Vienë me z.Ceka-junior, alias diplomat në Vienë, që përfshshiu dhe Ceka-senior-in e Berishës, është “shashka” e fundit para humbjes së sigurt të Berishës e Co me 23 Qershor.
Por ajo që meriton të vihet re mirë nga ky rast është që Berisha, ky “monstër-politike” me sjellje hipokrite dhe okulte prej 22-vjetësh (duke u ngërsheshur kur flet apo gënjen tani i është shtrëmbëruar dhe fytyra) do ti kushtoj shumë ketij vendi jo vetëm pas ikjes por edhe pas vdekjes së tij. Prishi gjithçka të mirë që kishte mbetur-trashëguar apo të krijuar në këtë vend: demokracinë, shtetin, drejtësinë, institucionet, ekonominë etj dhe tani mundohet të gjej pretekste banale prej të zhyturi në llum.
Spurdhjakët (sa shumë të tillë ka kjo kohë berishiane) që duke u katapultuar në “diplomat” kujtojnë se janë dikush dhe kanë të drejten e fyerjes dhe të sjelljes si “me kurajo” apo “rebele” harrojnë se aty nuk kanë shkuar nga aftësia dhe CV-ja boshe por i ka çuar servilizmi i babit apo mamit dhe të paktën duhet “të rrinë urtë” kur s’dinë të flasin.
Përsëriten në momentet tona historiko-politike tragji-komike, keta “udheheqes” sojzes siç është tipik Berisha. Ai tenton me një banalitet si dikur me fotot nudo të Ramës të tërheq vëmëndjen e publikut dhe sidomos atë të institucioneve ndërkombëtare dhe Amerikane duke dashur t’ju thotë se: “ja ky është personi që do të jete kryeminitër nesër!” Por këto tentativa ordinere shpellarësh të Berishës apo “qarje kukuvajkash” e hileqarësh te Cekës-plak nuk “i ha” as Amerika e as Evropa !
Ngre’ “urgjent” nje komision hetimor parlamentar, për një karavidhe si Ceka-junior, që nga pamja dukej si muxhahidin ndërsa për 21-Janarin dhe Gerdecin pengoi hetimin dhe gjykimin. Nuk dua të merrem shumë me Ceka-junior-in së helbete ai ka kohët të piqet e të nxërë, por më bëri të shkruaj këto pakë rreshta letra cinike e Cekës-plak, që nuk e la pa e shfrytëzuar edhe këtë rast për ti shprehur “besnikërinë” e tij Berishës në ikje. E kujtoj kete njeri-pehlivan që në vitet ’90, megjithëse u proftas si papritur në krye të turmave “demokratike” në vitet ’90, por jo në përplasjet e para dhe e përdor këte domein si të qe ai “çlirimtari”. Por as ai, as Berisha jane te tillë. Ata jane rrufjanet qe perfituan prej saj, ishin të tjerë bij nënash ata që i vunë gjoksin rrëzimit të diktatrurës. Shumica e tyre ose jane vrarë ose janë degdisur jashtë shtetit !
Letër e nënshkruar: Mehmet Metaj
