Juncker: Londra të qartësojë sa më shpejtë situatën e saj

Elton Tafaruci

Presidenti i Komissionit Evropian, Jean Claude Juncker, i kërkoi sot Britanisë së Madhe të qartësojë sa më shpejtë të jetë e mundur situatën pas Brexit, duke përjashtuar çdolloj negociate me Londrën para njoftimit të daljes së saj nga BE-ja.

“Ne nuk mund të futemi në një paqartësi të zgjatur (…) Dëshiroj që Britania e Madhe të qartësojë pozicionin e saj, jo sot, as nesër, por sa më shpejtë”, insistoi Juncker para Parlamentit Evropian.

“Nëse nuk ka njoftim, nuk ka negociata”, theksoi ai, duke i thënë këto fjalë në anglisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *