Brexit/ Farage akuzohet për propagandë naziste

Elton Tafaruci

Ka patur shkëmbime të ashpra komentesh në Parlamentin Europian gjatë debatit mbi votën britanike për largimin e vendit nga BE-ja. Pjesa më e madhe e zemërimit i drejtohej njërit prej autorëve kryesorë të fushatës për largim, liderit të UKIP-it, Nigel Farage, i cili në një moment të caktuar u akuzua se përdor “propagandë naziste”.  

Në fjalën e mbajtur, Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker nuk kurseu thumbimet për Nigel Farage. Ky i fundit duartrokiti në momentin kur Juncker tha se duhet të respektohet demokracia britanike dhe vendimi i referendumit.

“Kjo është hera e fundit që duartroket në këtë sallë”, tha Juncker duke iu drejtuar Farage.

“Nuk e kuptoj çfarë bën ti këtu?! Ti ishe pro daljes dhe njerëzit votuan në favorin tënd. Çfarë bën këtu?”, vijoi ai.

Por gjithsesi janë sqaruar dhe kanë sheshuar armiqësitë.  Të rrethuar nga gazetarë dhe fotoreporterë, Farage duket se i ka thënë diçka që e ka zbutur kreun Junker, pasi në fund të bisedës, gjuha e trupit tregon vetëm paqe.

Biseda mes dy liderve, intime duhet thënë, është zhvilluar gjatë senacës së vecantë të Parlamentit Europian për pasojat dhe atë që do të ndodhë pas daljes së Britanisë nga Unioni.

Në fund të saj, Farage i cili ka përdorur gjithmonë legjislaturën dhe politikat e Brukselit si platformë të fushatës së tij pro brexit, ka marrë një përshëndjetje shumë miqësore nga Junker, një puthje në faqe.

Me herët Farage deklaroi për gazetarët se ai kërkon marrëdhenie miqësore dhe partneritet tregtar me vendet e tjera të bashkimit europian pas daljes së Britanisë nga Unioni.

Farage tha se Britania duhet të shkëputet sa më shpejt të jetë e mundur, por që procesi duhet të jetë miqësor. Për kreun e UKIP madhësia e ekonomisë britanike dhe lidhjet e saj të ngushta me pjesën tjetër të BE-së, shtrojnë nevojën e një marrëveshje preferenciale.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *