Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Fransua Holond dhe kryeministri italian, Mateo Renci, kanë rënë dakord që të mos nisin bisedimet me Britaninë për largimin e saj nga BE, derisa qeveria britanike të aktivizojë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës.
“Ramë dakord që Neni 50 i traktatit Europian e saktëson shumë mirë se një vend që dëshiron të largohet nga BE-ja, duhet të njoftojë Këshillin e Europës”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Berlin.
Ata nxitën Britaninë që të bëhet gati për nisjen e negociatave të daljes nga Unioni. “Përgjegjësia jonë është të mos humbasim kohë me daljen e Britanisë”, tha nga ana e tij presidenti i Francës.
Komentet e treshes, erdhën pasi Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junger, kritikoi vendimin e Dejvid Kameronit për shtyrjen e negociatave të daljes së Britanisë nga BE, derisa të formohet kabineti i ri qeveritar. “Britanikët vendosën se duan të largohen nga BE. Nuk ka më kuptim që të presim deri në tetor”, tha Junker
