Peleshi: PD të miratojë reformën në drejtësi, në të kundërt referendum

Elton Tafaruci

Nga Korça, zëvendës/Kryeministri Niko Peleshi i ka bërë thirrje politikës të gjejë vullnetin për të miratuar reformën në drejtësi. Niko Peleshi theksoi se ka ende shpresë që të votohet reforma në Parlament, ndërsa beson se edhe demokratët do të japin votën pro më 21 korrik. Në të kundër sheh si opsion votën për mbajtjen e referendumit.

Zëvendës/Kryeministri Niko Peleshi pohon se reforma në drejtësi do të miratohet nga Parlamenti më 21 korrik.

Peleshi thotë se politika duhet të gjejë forcat për t’i dhënë rrugën e duhur reformës, ndërsa beson se PD do ta japë miratimin final.

Peleshi: Politika shqiptare do t’i gjejë forcat dhe energjitë për t’i dhënë rrugën e duhur reformës. Nuk i kemi humbur shpresat, në 21 korrik i kemi të gjitha shanset të mbështesim reformën që është kontribut dhe vlerësim i ekspertëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.Nuk mund ta besoj që një parti si PD të marrë guximin para elektoratit të mos votojë reformën, i bëjmë thirrje ndërgjegjes së kësaj partie të votojë reformën.

Numri dy i Qeverisë, thotë se personalisht do të ishte pro referendumit popullor nëse reforma nuk do merrte votat e mjaftueshme në Parlament.

Peleshi: Nëqoftëse partitë do hezitonin të shpreheshin me votën e tyre në Parlament për të miratuar reformën, atëherë le të shprehen me votën e tyre në Parlament për ti hapur rrugë referendumit, por është herët akoma.

Zv/kryeministri Niko Peleshi deklaratat i bëri nga Korça, pas pjesëmarrjes në një aktivitetet kulturor në pjesën e pazarit karakteristik të qytetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *