Jeremy Corbyn humbet mocionin e mosbesimit

Ornela
LONDON, ENGLAND - JULY 16: Jeremy Corbyn poses for a portrait on July 16, 2015 in London, England. Jeremy Bernard Corbyn is a British Labour Party politician and has been a member of Parliament for Islington North since 1983. He is currently a contender for the position as leader of the Labour Party. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

 Lideri i laburistëve refuzon të japë dorëheqjen: Mocioni, asnjë legjitimitet kushtetues

Lideri i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn, ka humbur mocionin e mosbesimit që i kërkoi grupi i tij parlamentar, pas kritikave për mbrojtjen e vakët të Bashkimit Evropian në fushatën e referendumit që solli  “Brexit”. Një total prej 172 deputetësh të Partisë Laburiste  votuan kundër Corbyn, i cili mori mbështetjen e 40 kolegëve të tij.

Edhe pse mocioni nuk është detyrues, ai u fut për votim pas dorëheqjes së disa prej anëtarëve të ekipit të tij. Mes të dielës dhe të hënës, më shumë se 30 anëtarë të së ashtu – quajturit “kabinet hije” vendosën të mos punojnë më për Corbyn, të cilin e kritikojnë për profilin e tij të ulët gjatë fushatës për plebishitin mbi qëndrimin apo daljen e vendit nga BE. Corbyn mbështeti qëndrimin në bllokun europian, edhe pse në të shkuarën është shfaqur shumë kritik ndaj tij.

Lideri i Partisë Laburiste refuzoi të japë dorëheqjen duke thënë se vota e deputetëve të tij “nuk ka legjitimitet kushtetues”. Lideri laburist kujtoi se u zgjodh në mënyrë demokratike dhe pohoi se nuk mund të tradhtojë 60% të militantëve të bazës që votuan për të para 9 muajsh. Lideri laburist paralajmëroi se qeveria konservatore është në kaos dhe se përgjegjësia e opozitës është të gjejë rrugën për të mbrojtur vendet e punës dhe pagat përballë daljes nga BE.

Jeremy Corbyn që ka ende mbështetjen e sindikatave tha se dy të tretat e votuesve laburistë votuan për qëndrimin në BE dhe kujtoi se partia arriti rezultate të mira në zgjedhje lokale në drejtimin e tij. Me shumë gjasa Corbyn mund të jetë viktima e dytë e madhe e Brexit pas kryeministrit David Cameron. Largimi i tij do të bëjë që në të njëjtën kohë dy partitë e mëdha britanike të ndara në fraksione të papajtueshme për shkak të BE-së të mbeten pa kryetarë.

Vota laburiste në bastionet e partisë në veri të Anglisë dhe Midland ishte vitale për fitoren e Brexit. Corbyn, euroskepktik gjatë gjithë jetës së tij (në 1975 votoi kundër hyrjes në komunitetin ekonomik evropian), është kritikuar shpesh herë për mungesën e përfshirjes në fushatë.

Chris Bryant që dha dorëheqjen si anëtar i ekipit të tij deklaroi për BBC se dyshonte se lideri i tij votoi në favor të daljes nga BE. “Nuk donte të më tregonte se si kishte votuar”, rrëfeu Bryant. “Por gjatë gjithë fushatës sjellja e tij bëri që shumë njerëz të mos kuptonin se kë nga opsionet ai mbronte”.

 

Share This Article
1 Comment
  • “Jeremy Corbyn, ka humbur mocionin e mosbesimit ”
    170 me 40 më duket se e ka fituar,sipas mëndjes tuaj!!
    sipas shkrimit ai ka kërkuar “votbesim” dhe jo “mosbesim”!?
    të fortë jeni!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *