Modelja qan në gjykatë: Ja pse më duhen 196 mln sterlina

Elton Tafaruci
Mandatory Credit: Photo by Brendan Beirne/REX/Shutterstock (527403j)nWalid Juffali and Christina EstradanELTON JOHN 'WHITE TIE AND TIARA BALL', WINDSOR, BRITAIN - 23 JUN 2005nn

Një ish-supermodele qau në gjykatë, teksa refuzoi një marrëveshje divorci prej 37 milionë sterlina.

Në Britani po zhvillohet një prej betejave për divorc më të mëdha në histori.

Supermodelja Christina Estrada kërkon nga bashkëshorti i saj, një miliarder saudit, dr. Walid Juffali, një shumë prej të paktën 196 milionë sterlina.

Duke folur përpara Gjykatës së Lartë në Londër, Estrada nuk i përmbajti emocionet.

Ajo tha se shuma prej 37 milionë sterlina është shumë e vogël për kërkesat e saj.

Mes lotëve, ajo tha se i duhen 55 milionë sterlina për një pronë të re dhe të paktën 1 milion sterlina në vit për veshje- përfshi këtu 40 mijë sterlina për pallto, 109 mijë sterlina për fustane dhe 21 mijë sterlina për këpucë çdo vit.

Madje ajo prezantoi përpara gjykatës edhe një telefonatë që i kishte bërë e bija adoleshente.

“Mami, ke vendosur të më bësh një vajzë të varfër,” i ankohet ajo.

“Unë jam Christina Estrada. Kam qenë topmodele ndërkombëtare. Kam jetuar kështu. Jam mësuar me këtë stil jetese”, tha ajo përpara gjykatës.

Ish-bashkëshorti i saj, një sheik saudit, është sëmurë rëndë me kancer dhe po kurohet në Zvicër.

Ai thotë se i ka dhënë të shoqes një pronë luksoze në Kaliforni dhe i jep rregullisht nga 100 mijë dollarë çdo muaj.

Beteja në gjyq vazhdon.

Christina Estrada (left, outside court and, right, in 2000) today defended her £196million divorce claim Christina Estrada (left, outside court and, right, in 2000) today defended her £196million divorce claim

The ex-supermodel was married to Saudi sheikh Dr Walid Juffali before they split, sparking the divorce row

Ms Estrada says her husband's lawyers have hugely undervalued his assets and she deserves much more Ms Estrada says her husband's lawyers have hugely undervalued his assets and she deserves much more

The couple were married for 13 years before the sheikh secretly divorced Ms Estrada in 2013

The divorced model will be moving out of the £22.5million marital home near Windsor Castle, pictured

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *