Vazhdon evidentimi i parcelave me bimë narkotike të kultivuara në të gjithë vendin. Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 7685 bimë kanabis sativa në Përmet dhe në Krujë.
Në Përmet u gjetën 4085 rrënjë të kultivuara pranë fshatit Alipostivan, kurse në Krujë u evidentuan 3600 bimë narkotike.
Të gjitha u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa hetimi vazhdon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të drogës në dy qytetet.
