Shkodër, falsifikuan dokumente, arrestohen 4 punonjësit e hipotekës

Dita

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin dhe dy zyrtarë të Hipotekës, një notere dhe tre shtetas të tjerë, të gjithë të dyshuar se në bashkëpunim kanë fallsifikuar dokumente pronësorë të rreth 15 mijë metra katrorë tokë, në zonën e Velipojës.

Prokuroria e Shkodrës, në vijim të hetimeve, në bazë të të cilave rreth 2 javë më parë u sekuestrua sipërfaqja e tokës 15 mijë metra katrorë tokë, ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa persona, në bashkëpunim ndërmjet tyre, kanë krijuar mundësinë për të fallsifikuar dokumentat dhe për ta regjistruar atë pronë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

1.     Ilir Nikleka, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Shkodër (shpallur në kërkim)
2.     Besar Kali, jurist pranë ZVRPP Shkodër,
3.     Spartak Haxhiaj, hartograf pranë ZVRPP Shkodër, i proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale,
4.     Valbona Hajdari, notere, Shkodër

Të dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”

5.     Rrok Lushi, përfitues i sipërfaqes 15.000 m2, të sekuestruar tashmë
6.     Adem Mlloja, i dyshuar si fallsifikatorë të dokumentit pronësor
7.     Ylber Mlloja, i dyshuar si fallsifikatorë të dokumentit pronësor

Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së Mërkurë nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës. Vetëm i dyshuari Ilir Nikleka nuk është bërë i mundur të arrestohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Share This Article
1 Comment
  • Si ka mundesi te kene vjedhur toke ne Velipoje ?
    Aty s’ka patur ASNJE pronar qe ne kohe te Aleksandrit te Madh e deri ne 1991.
    PRANDAJ ME DUKET E PAMUNDUR TE VIDHET E TE MOS VIDHET.
    PO LSI-ja DI GJE MORE AMANI ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *