Pas 7 muaj në paraburgim, ish-kryeministri i Moldavisë, Vlad Filat është dënuar në 9 vjet burg nën akuzën e korrupsionit, lidhur me një çështje 1 miliard dollarëshe që tronditi ekonominë e vendit.
Vjedhja nga tre banka arriti në 13 për qind të GDP-së vjetore të vendit. Çështja megjithatë nuk ka mbaruar ende. Si avokati i Filat ashtu dhe prokurori kanë vendosur të çojnë në apel vendimin e gjykatës.
Tetorin e kaluar, Parlamenti moldav votoi heqjen e imunitetit për Filat, në mënyrë që ai të hetohej për zhdukjen e 1 miliard dollarëve.
Nga 101 deputetë, 79 votuan pro heqjes së imunitetit. Më pas ish-kreu i shtetit u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Anti-Korrupsionit.
Gjykata e kryeqytetit Çinsau e shpalli atë fajtor për abuzim me anë të detyrës dhe korrupsion, akuza të cilat i pandehuri i mohoi duke i cilësuar si të motivuara politikisht.
Gjykata gjithashtu i ndaloi Filat mbajtjen e posteve zyrtare për 5 vjet dhe vendosi t’i hiqte të gjitha statuset e zyrtarit dhe konfiskimin e të gjitha aseteve të tij.

Kjo ere po fryn edhe ne Shqiperi. Ky cunam do te perfshije edhe Sali Berishen, Fatos Nanon, Ilir Meten, Lulezim Bashen dhe Edi Ramen me familjet e tyre biologjike dhe klanet e tyre perverse mafioze dhe kriminale.