Poloni – Portugali është çerekfinalja e parë e Euro 2016. Ndeshja do të luhet sot në orën 21:00 në Marsejë dhe këto skuadra që nuk janë përballur më parë në një fazë finale të një Europiani. Polakët edhe pse kanë treguar ndeshje më bindëse nuk e patën të lehtë në takimin e 1/8 ku eliminuan zviceranët pas goditjes së 11-metërshave. Portugezët si paraqitje më të mirë deri më tani kanë sfidën e fundit me kroatët.
Adam Nawalka, trajner i Polonisë: Futbollistët janë përmirësuar dhe kanë më shumë ambicie. Kemi besim dhe skuadra është gati. Kjo më bën të lumtur. Sa për kundërshtarin ka lojtarë me një potencial të jashtëzakonshëm duke nisur nga Cristiano Ronaldo.
Fernando Santos, trajner i Portugalisë: Është një ndeshje pa favoritë, por do të kualifikohemi. Polonia ka një ekip të fortë dhe këtë e ka treguar në kualifikuese dhe turneun final. Do të përpiqemi të godasim në pikat e tyre të dobëta kur të kemi topin në zotërim.
Polonia arritjen më të madhe në historinë e saj ka gjysmëfinalet e Kupës së Botës të viti 1974 dhe 1982, ndërsa Portugalia finalen e vitit 2004.

POLONIA FITON 1:0