VIdeo/ Makina që parkon kudo

Elton Tafaruci

 

Një video mbresëlënëse ka treguar disa goma makinash, të cilat mundësojnë lëvizjen në të gjitha drejtimet dhe rrotullimin e gomave në 360 gradë.

Anglezi, i cili ka bërë edhe shpikjen, Matthew Liddiard, ka marrë pjesë vetë në video, duke provuar rrotat e makinës së tij, “Toyota Echo”.

Videoja tregon se makina lëviz nga njëra anë në tjetrën, pa patur asnjë pengesë. Gomat qëndrojnë në mënyre pingule me trupin e makinës, pavarësisht pozicionit të saj.

Liddiard ka theksuar se këto goma janë krijuar për tu përdorur në të gjitha kushtet e motit dhe se me to mund të parkohet kudo. “Ata janë më të fortë, më të shpejtë, dhe të kontrolluara më saktë se të tjerat”.

Të quajtura gomat e Liddiard, janë mundësuar nga çifti rrotullues,(pajisje që ka tendencën të rrotullojë një objekt në të gjitha drejtimet).Kjo pajisje kushton 24 mjë paund.

Liddiard shpreson se së shpejti të shesë krijimin e tij kompanive të mëdha si “Goodyear” ose Honda.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *