Departamenti amerikane i Shtetit ka publikuar sot raportin vjetor për trafikimin njerëzor.
Ambasada amerikane në Tiranë thekson se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë, shoqërinë civile dhe veçanërisht Koordinatoren Kombëtare Anti-Trafikim Elona Gjebrea për synimin tonë të përbashkët të luftës kundër fenomenit global të trafikimit të qenieve njerëzore.
“Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave, i cili doli sot, vë në pah një numër arritjesh dhe ofron sugjerime konkrete për mënyrën se si Shqipëria, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kudo në botë mund të punojnë për t’i dhënë fund murtajës së trafikimit njerëzor.
Këto përfshijnë më shumë financim për OJQ-të, sidomos strehëzat, trajnime shtesë për ligjzbatuesit për të identifikuar dhe hetuar siç duhet rastet e trafikimit, si dhe procese më të mira gjyqësore për viktimat e trafikimit”, thuhet në reagim.
