Ish-deputetja e PD, tani kryetare e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda akuzon deputetin e PS Ben Blushi se i ka vjedhur PDIU-së propozimin për ndryshimin në Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Madje shton se ka pasur të drejtë Berisha që e akuzonte Blushin se kishte vjedhur dorëshkrimin e gjyshit.
Ja çfarë shkruan në rrjetin social Facebook Doda:
“Ndodhem e ftuar në Forumin e Crans Montana… dhe për fat të keq nuk jam e pranishme në seancën plenare ku po mësoj se bolsheviku në tentativë, Ben Blushi ka ironizuar mbi autorësinë e amendamenteve të paraqitura nga PDIU.
Plagjatura doli zbuluar, kur mori propozimin për Presidentin dhe i shtoi edhe amendamentin tjetër të PDIU, atë të Referendumit për Kushtetutën, pasi kalon në Parlament.
I ndryshuan vetëm numrin jo 2/3, por 2/5… Ça të them? Kur doktori thoshte që vidhte dorëshkrimin e gjyshit nuk e besoja… Paskam gabu doktor…”.
Mesila bën mirë që u del zot “amendamenteve të PDIU”, vetëm publiku ka një pikë të paqartë. Në listën e atyre që kanë firmosur bashkë me Blushin e Hafizin është edhe… Tahir Muhedini.
A janë në një parti Mesila dhe Tahiri?

Moj fyçkë, idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli e kanë pasur 3 milion shqiptarët qysh se ti militoje në krah të banditit politik Berisha. Pse s’e the në atë kohë kur Sala zgjodhi sakatin Nishani apo s’ta mbante p…?
mos ma ngani cucen,se e kena qi…t partizone.po lodhet shume ne kars montana.
Mesila, gabon me Doktorret ti…pasi te sponsorizojne sherimin …hop u hodhe ke camet. FUNDERRINA POLITIKANE qe emi