Për reformë që sot kemi,
Kushtetuta është një pritë,
në demokraci ne jemi,
një vend fare pa traditë.
Me shumicën absolute,
s’kemi gjë në terezi,
në zhvillim të kësaj “lufte”,
Sovrani s’ka hiç fuqi!
S’ka njeri që s’e shikon,
dhe në rastet deçizive,
Kushtetuta çimenton,
interesat e partive!
Për reformën e bllokuar,
nga pakica me kusarë,
një rrugëdalje për më tutje,
Ligji s’e ka paraparë!
Ka shpikur frena pa fund,
ai që Ligjin ka shkruar,
nga vendim-marrja e madhe,
populli është përjashtuar.
“Referendum” themi sot,
por kemi rënë në grep,
se ai s’zhvillohet dot,
kur Kuvendi lejen s’jep!
Kot Lulashi s’bën ham-hum,
edhe me gjithë Botën kruhet,
se dhe për Referendum,
shumicë absolute duhet!
Ligji i jep mundësi,
çdo reformë të pengojë,
dhe e ndihmon përsëri,
që në popull të mos shkojë!
Ligjin mirë ja kanë lexuar,
ndaj s’tërhiqet trimi Lul,
se Kushtetuta që kemi,
maxhorancën e bën nul!
Kushtetuta ka shumë frena,
dhe në zgjidhjet është shteruse,
sot fuqinë e vërtetë,
e ka pakica bllokuse!
Vendin vetë e ka bllokuar,
Kushtetuta shqiptare,
ndaj të gjitha “kompromiset”,
përfundojnë në pazare!
Dihet që Kuvendi ynë,
është i pacivilizuar,
ndaj shumica absolute,
është një rrezik i shtuar!
Kompromisi kurdoherë,
drejtësinë e cenon,
se në kompromis i madhi,
gjithmonë diçka lëshon!
Kushtetuta ka shumë frena,
sa gjithë vendin ka stopuar,
dhe mungojnë mekanizmat,
“makinën” për ta zhbllokuar!
Ligji e pengon Sovranin,
të bëjë ligjet kryesore,
ndaj dhe them-kjo Kushtetutë,
është antipopullore!
Kuvendi do funksiononte,
vetëm me shumicë të thjeshtë,
dhe vit për vit nuk do shkonte,
me dy provime në vjeshtë!
Edhe me shumicë dërrmuese,
ligji zgjidhje mund të gjejë,
formula e Presidentit,
për të gjithë mund të vlejë!
Që vulën të moj e vejë,
gjithnjë pakica bllokuse,
kjo formulë mund të vlejë,
dhe për Ligjet Kushtetuse!
Reforma në drejtësi,
nuk ka gjasa të kalojë,
në 21 Korrik,
opozita do bllokojë.
Opozita s’humbet gjë,
kusuret i kemi ne,
ndaj dhe na duhet tani,
një Kushtetutë krejt e re.
Që politika mos rrijë,
gjithnjë me frena në dorë,
ligjet që s’bën dot Kuvendi,
t’i bëjë fronti popullor.
Nuk jam unë juristi i thekur,
por jap mendimet e mia,
duhet Kushtetutë e re,
të zhvillohet Shqipëria!

Shume e drejte Z. Duka
“… Mendje qe pikoni ar…
kur do mblidhi kok’ me koke?!
Te beni nje kushtetute
Me te dy kembet ne toke.
……………………………………..
SI ERDHI KJO KUSHTETUTE?!
Gjer ne nentedhjet’ e dyshin
Patem kushtetuten tone!
Tonen jo,ish e atyre…
Qe fronin e peten prone.
Doemos,duhej ndryshuar
(Erdhem ne demokraci)
Duhej, ne Evrope te venim
Jo si kafsh,por si njeri.
Mbani mend kur u vrsulem
Si ujqer ne gjak lyer?…
Keq dje me dere te mbyllur
Keq dhe sot me deren shqyer…
Ende s’po gjejme derman
Ende s’ka nje dokument!
Se tek ne palloshet tane
Vecse, hiqen kopetent…
Erdh viti nentedhjet’ e kater.
Fap,kushtetut’ e Sales…
Sovrani,tashme i matur
E flaku ne ver’ te hales…
Erdhi nentedhjet’ e teta
Kushtetuta u vulos.
Eshte kjo qekemi dhe sot!
Hartuar nga dy kollos!!!…
Njeri ish Arben Imami
(Nje aktor Hollivudjan)
Tjetri ish “I urti”,Godo…
Dje,nje sigurimes,flame.
Mjeshtra per kushtetut berje!
( Traper ne jurispodence)
Edhe qorrazi kaloj
Ne te famshmin parlament…
Hoqem dhe ligjin me vdekje!
Ndryshe,s’na qaste Evropa!
Edhe sic te gjith’ e dini
U vram’ e beme copa…
Cdo dite ferroset nje dere…
(Vrsesi mbahet ne qeli)
Del sa here qe i don bytha…
Policit i shkel nje sy…
Shkurt,o miq kushtetuten
Keta, per vete e shkruan!
Denohet vec fukaraja
Ai larte,mender s’e rruan…
Sa t’kemi ket’ kushtetute
Kurre s’do kemi drejtesi.
Prap do jene keta Nishanet
E saliut, Nishanlli…
S’eshte per ne,por per ata…
E ben’ se ua donte halli…
Ndaj u ftoj,mender t’a pjerdhim,
Ket mender,defter bakalli…
Cudi,medja prapa tyre…
Ne TV. nate per nate!
Flasin,por per kushtetuten
Kurre s’e hapen nje debat!!!…
U lepihen pushtetareve
Behen en’ per peshtymosje.
Analiste te “Pavarur”
Servil gjere ne peshtirosje…
Gjith’ te piste,kemb’ e koke
(S’bejn’ dot zap nje tekahyt!)
Nuk do dreqi, qe Enveri
T’u fanepsej nja dy dite!.
Nja dy dite e jo me shume…
Aqsa t’u ndante hallvan…
Ai s’do kthehej te varri
Pa u’a bere dhe baban…
Mendje qe pikoni ar
Kur do mblidhi te gjithe tok?!
Te beni nje kushtetuten
Qe t’i ket’ kembet ne toke!…
I dashur Zoti DUKA ! Gjithmone dhe pa perjashtim nuk kam pasur verejtje per poezite e tua. Je gjigand ne fushen e krijimtarise poetike. Por nese me lejon me shume respekt dhe dashamiresi dua te te them. Me punet e ligjeve dhe Kushtetuten mos u ngatero, sepse une jam jurist, por nuk flas kure per inxhinierine elktronike. Respekte dhe sheume shendet.