Clint Eastwood me sytë nga e ardhmja: Në set deri 104 vjeç

anazapta

Edhe pse në fund të majit, Clint Eastwood mbush 83 vjeç, tërheqja nga kinematografia për të është një stacion i largët. “Duhet të jetë gjë e bukur të jesh 104 vjeç dhe të bësh ende filma”, thotë aktori i madh i Hollivudit. Fundjavën e kaluar, Eastwood ishte i ftuar në Festivalin e Filmit Tribeca në Nju Jork, ku shpreh admirimin e thellë për regjisorin Manoel de Oliveira, i cili pavarësisht se i ka mbushur 104 vjeç, nuk e ka lënë ende kinematografinë.

Ylli i “I miri, i keqi dhe i shëmtuari” e ka pasur rolin e fundit vitin e kaluar në filmin “Sërish në lojë”, ndërsa si regjisor në vitin 2011 solli “J. Edgar”, filmi që tregon historinë e shefit të FBI, Hoover. Ai thotë se ka të tjera projekte në sirtar dhe beson fort te puna që bën.

“Kur u propozova studiove kinematografike filmin “Million dollar baby”, më thanë se historia e një femre boksiere nuk do ta tërhiqte publikun. Por unë mendoj se asnjë nuk e di saktësisht se cila histori do t’i pëlqejë publikut. Kjo mund të merret vesh vetëm pasi e tregon atë histori”, thotë regjisori dhe aktori i njohur.

istvud clint

Share This Article
2 Comments
  • Ndjen trishtim që kjo plejadë e mrekullueshme aktorësh të ekranit të madh, nuk përsëritet më. Ata dalngadalë po largohen duke lenë një boshllëk, që zor se do të zëvendësohet …Të paktën patëm fatin e madh ti shihnim në role të pavdekshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *