Katër arrestime të reja për masakrën e Qipros, për të cilën është në kërkim shqiptari Aleks Burreli. Mes tyre, truproja serbe, ndaj të cilit u ngritën dyshime, pasi u largua në tualet vetëm pas sekonda para atentatit dhe doli kur gjithçka kishte mbaruar.
Mediat greke raportojnë se policia qipriote ka arrestuar 4 persona, tre meshkuj dhe një femër, që dyshohen si të përfshirë në atentatin që la të vdekur biznesmenin Kalopsidioti, ciftin e policëve dhe një shqiptar, identifkuar si Jani Vogli.
Policia ka ndaluar tre burra, një serb, 2 qipriotë dhe një grua po qipriote. Një nga qipriotët e arrestuar, 38 vjeçar ka një klub nate në Ayia Napa, vendin ku ndodhi masakra.
Ndërkohë roja serbe u dyshua për verpimet e tij. Hetimet u zgjeruan pas dëshmisë së policit që ndodhej në vendin e ngjarjes dhe tregoi se ai mori një telefonatë, u përggji “jemi ketu” dhe fill pas kësaj shkoi në tualet.
Doli pas 10 minutash kur biznesmeni ishte i vdekur përtokë dhe nuk shfaqi asnjë sheqnjë shqetesimi, apo dhimbje.
