Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka bërë thirrje kundrejt vendit të tij për të mbajtur një referendum në lidhje me anëtarësimin e Çekisë në Bashkimin Evropian dhe NATO
Milos Zeman është një lider më një ndikim të fortë në vend, ku shumë njerëz janë skeptikë në lidhje me BE-në, në të cilën Republika Çeke u bashkua në vitin 2004.
“Unë nuk pajtohem më ata që kërkojnë largimin nga BE”, ka thënë Zeman gjatë një takimi më qytetarët në lindje të qytetit Çek, Velke Mezirivi të enjten në mbrëmje.
“Por unë do të bëj gjithçka për të mbajtur një referendum në të cilën të gjithë do të shprehen. E njëjta gjë vlen edhe në lidhje me daljen nga NATO”, shtoi presidenti i qendrës së majtë.
Zeman ka qenë një kundërshtar i zellshëm mbi lejimin e emigrantëve në vendin e tij, sidomos myslimanë nga Lindja e Mesme.
Bashkimi Evropian po lufton për të frenuar pasojat politike dhe ekonomike mbi vendimin e Britanisë për largimin nga Blloku. Votimi britanik ka tronditur tregjet financiare globale, duke ngritur shqetësimet se edhe vendet e tjera, anëtare të BE-së mund të marrin në konsiderate largimin nga BE.
Në Republikën Çeke, kënaqshmëria me anëtarësimin në BE ka rënë në 25% në një sondazh të muajit prill nga Instituti CWM, nga 32% që ishte një vit më parë.
Në Sllovakinë fqinje, Partia e ekstremit të djathë ka në plan të nisë një peticion për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.
Hungaria nuk planifikon asnjë referendum për anëtarësimin e saj në BE, por shefi i stafit të Kryeministrisë, Victor Orban ka thënë ditën e djeshme se ai do të votonte largimin ose do të abstenonte.

Presidenti cek Milos Zeman nje politikan tamam popullor qe kerkon te vendose populli me Referendum . Ky burre ka dale i pari te deklarohej kunder dyndjes se klandestineve ne BE. Ka gjithe drejten e zotit ti drejtohet Referendumit ku rezultati do jete me i thelle se Brexit. Te gjithe do dalin nje nga nje, do mbetet vetem Merkel, bashke me bythzinjte qe ftoi me Mikpritjen e marrezise.
Pa sharje e fyerje!
Brexit, tani rradha e Cekise!
Nuk ka pse te trembet njeri nga e verteta!
Me shume duhet trembur nga fshehja e te vertetes, OK?