Banka Qendrore, memorandum me Koorporatën Amerikane të Sigurimit të Depozitave

anazapta

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe Kryetari i Koorporatës Federale Amerikane të Sigurimit të depozitave, Martin Gruenberg, nënshkruan javën që lamë pas në Uashington një memorandum mirëkuptimi. Nëpërmjet këtij memorandum, dy institucionet synojnë të rrisin bashkëpunimin mes tyre. Më konkretisht, angazhimet dypalëshe përfshijnë shkëmbimin e informacionit të nevojshëm lidhur me shërbimet bankare, sigurimin e depozitave dhe hapat që duhen ndjekur për të siguruar stabilitetin financiar të vendit. Zoti Fullani njohu zotin Gruenberg me situatën ekonomike në Shqipëri dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit financiar. Koorporata Federale e Sigurimit të depozitave është një agjenci e pavarur nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të garantuar sigurimin e depozitave të publikut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *