Komisioni i posaçëm per reformen ne drejtesi vijoi të premten diskutimin e paketës ligjore, me prezantimin e projektligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Anëtarja e komisionit, Vasilika Hysi, pas mbledhjes, tha se ligji është krejtësisht i ri dhe siguron pluralizëm të përbërjes së institucioneve kolegjiale.
“Grupi i ekspertëve ka përgatitur një pr/ligj shumë të mirë, pasi përmes tij rregullohen institucione shumë të rëndësishme, si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Emërimeve”, tha Hysi.
Pr/ligji, sipas saj, siguron një pluralizëm të përbërjes së këtyre institucioneve, pasi ato nuk do të përbëhen vetëm nga dy gjyqtarë dhe prokurorë të Tiranës, por nga të gjitha shkallët e nivelit gjyqësor.
Përzgjedhja e tyre, tha Hysi, nuk do të jetë më e përfaqësuar nga titullarë, por do të ketë një përfaqësim të gjithë shkallëve të prokurorisë. Pr/ligji gjithashtu, qartëson mirë kompetencat e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Një tjetër çështje e diskutuar sot nga komisioni ishte dhe shqyrtimi nen për nen i pr/ligjit “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit”. Grupi i ekspertëve, bashkë me komisionin disktutoi një pjesë të neneve të këtij drafti, i cili është i gjatë dhe shumë i rëndësishëm, dhe kërkon kohë. Ne po punojmë me kujdes, nënvizoi Hysi.
