Dashi
Në përgjithësi shenja juaj është e dominuar nga yje pozitive dhe ndonjë problem i vogël që mund të lindë gjatë punës, nuk mund të komprometojë një ditë mjaft të mirë. Erosi duket në rritje.
Demi
Do të vazhdoni të jeni, por jo edhe për shumë kohë, nën ndikimin e një Saturni që më shumë së shumti është një orbitë të favorshme. Kujdes, sepse reagimet impulsive nuk ju ofrojnë asgjë pozitive.
Binjaket
Merkuri sot nuk është në një pozicion të përshtatshëm, prandaj edhe nuk do të keni atë gjallëri e, për më tepër, krijueshmëria juaj do të jetë nën nivel. Por nga ana tjetër Hëna sjell shumë pasion
Gaforrja
Edhe pse momenti nuk është shumë i përshtatshëm për aktivitet në planin profesional, do t’ju duhet të merreni me diçka që ka lidhje me punën e që ju sjell sodisfaksion. Sa pak mendoni për dashurinë!
Luani
Qielli juaj sot do të jetë i plot me yje të tillë si Afërdita dhe Jupiteri, të cilët ju mbështesin në të gjitha aspektet. Mund të luani një rol të dorës së parë në një çështje të ndërlikuar.
Virgjëresha
Paraqitet një situatë konfuze në qiellin tuaj, me shumë planetë në lëvizje e të pastabilziuar, kështu që edhe ju di të jeni disi të turbullt në ide dhe pa shumë dëshirë për të punuar.
Peshorja
Duket se pozicionet e planetëve janë shumë pozitive për ju, prandaj edhe pritet një ditë e favorshme në shumë aspekte. Një propozimi i ri duket se ju zë në befasi, prandaj ji të detyruar të kërkoni kohë.
Akrepi
Ndjeheni shumë të trazuar dhe ju turbullon shumë prania e njerëzve që nuk i kini shumë për zemër, prandaj edhe jeni herë pas here nervozë. Mundohuni të jeni më objektive në një diskutim..
Shigjetari
Saturni vazhdon të sjellë si gjithmonë pështjellim te ju ndërkohë që Hëna “kapriçioze” nga ana tjetër ushqen mosmarrëveshjet me të tjerët. Mundohuni të jeni më të hapur në një mjedis shoqëror.
Bricjapi
Edhe pse rezultatet e një aktiviteti të caktuar duket se nuk janë ato që prisnit, nuk duhet të shkurajoheni sepse jeni vetëm në hapat e para. Marsi në një orbitë të paqëndrueshme sjell pështjellim.
Ujori
Transiti i yjeve të mirë sot në shenjë, si Jupiteri Afërdita e deri diku edhe Hëna, do të bëjë që dita të jetë mjaft pozitive si në drejtim të punës ashtu edhe në planin afektiv. Mirë edhe shëndeti.
Peshqit
Duket se sot do të jetë një ditë e tensionuar në drejtim të raporteve ndërprersonale. Tensione që stimulohen edhe nga ndikimi negativ i Marsit dhe Hënës në shenjë. Interesante fusha sentimentale.
