Ku lë Balua të hajë Larua?

Dita

Nuk besoj se kanë mbetur shumë dëgjues për “lehjet” e “ukit” (ujkut) të mplakur e të rrjedhur që pështymos mikrofonin e foltores çdo të enjte. Por megjithatë, ai mundohet të vendosë atë që e ka humbur me kohë. Protagonizmin.

Don Kishotizëm i një paranojaku. Por ta lëmë këtë relike në “dreqninë” e vet e të flasim për “të ardhmen” e përfaqësuesve shqupistë. Absurdi i atyre që thonë nuk po na lënë të flasim edhe për budallallëqe maxhoritare që nuk duhen injoruar.

Po ku lë Balua të hajë Larua? Për ta ilustruar po jap dy shembuj të absurdit shqupjan. Këtë herë për një lojtar “shprese” të këtij formacioni. E kam fjalën për Oerdin, se Bode është lojtar stoli. “Nuk kemi pse të nxitohemi për reformën derisa të kompromisohemi”, tha ky farë ideologu në deklaratën e tij. Po mirë mor, kërkoi ndjesë lexuesit, derdimen pa pupla, a e di ti se kjo reformë nuk bëhet për ty që ke kohë të presësh, po për njerëzit që po u del “shpirti” në dyert e gjykatave të stisura nga ti?

Nga ke ardhur e kush të ka pjellë për të tallur popullin tënd? Kush dreqin të ka errësuar gjykimin? Po ky personazh para pak kohësh me një veprim xhestikulativ afroi gishtin e madh me treguesin për të treguar sa pak është ndarja pozitë-opozitë për dy tetat veneciane. Po mirë more shoku, kur qenka kaq e vogël ndarja, gati sa një teke raki, përse nuk e bën zemrën gur për ta votuar? Lind pyetja.

Ky, ose është budallallepsur vetë e i duken të gjithë kështu, ose “uki” i ka hedhur trutë e gomarit. Them se ky i dyti është versioni më i mundshëm pasi ka edhe të tjerë që shfaqin të njëjtat simptoma. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *