E kërkon gjysma e Evropës, Ronaldo: Më kujton veten time kur isha i ri

Dita

Gabriel Jesus ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane si Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Manchester United, Bayern Munich dhe së fundmi Inter, ai parashikohet të jetë një yll i madh në të ardhmen nga bashkëkombësi i tij, legjenda braziliane, Ronaldo.

“Jam një tifozi i Gabriel, ai më kujton veten kur isha i ri,” shprehet “Fenomeni” për Globo TV. “Shoh shumë ngjashmëri midis nesh. Ai është i ri por shumë i suksesshëm dhe me shumë përgjegjësi. Ai ka një karrierë të madhe përpara tij dhe ai që tani është i lumtur me atë që bën.”

Me siguri që fjalët e tij nuk do të shkojnë në vesh të shurdhët. Ronaldo rekomandoi Neymar në 2011, dhe më pas Lucas Moura, i cili sot luan te PSG. Tashmë tre herë lojtari më i mirë në botë ka gjetur një tjetër yll të cilin po i sugjeron ekipeve evropiane.

“Nëse ai i kalon të gjitha rekordet e mia, do të bëjë të lumtur një popull të tërë të cilët kanë vuajtur kaq shumë. Luaj, dhe në të njëjtën kohë bëj spektakël. Më vonë trajneri do të udhëzojë të bësh shumë gjëra, por kur ke topin provo gjëra të bukura, sepse kjo është çfarë kërkojnë tifozët.” Gabriel Jesus mund ta ndiqni në lojërat Olimpike me përfaqësuesen braziliane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *