Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aereoport në datën 20 Prill 2016.
Testimi 1: futja e eksplozivit; testimi i dytë: futja e armëve të ftohta dhe testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit.
Në të tre testimet, siguria e aereoportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve.
Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar.
Top Channel raporton se posedon të plotë këtë raport tronditës dorëzuar aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj.
Ai tregon sesa vulnerabël dhe i pasigurtë është aeroporti dhe sesa me indiferencë është trajtuar çështja nga “Airport Partners” dhe kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë e Rinasit. / TCH.

Po te gjithe kete e dime: pyetje eshte: per pergjegjesite e pergjegjeve :cka thot ministri per masat qe nuk paska ndermarr? çka thot qeveria per ministrin qe nuk paska vepruar e nuk paska kontroluar astje: bravo mire ke punira,shume i sukseshme ishe e na mundesove te largojme pasurite tona te erreta! vetem sa shtohet skandalei ketu
Vetem ajo ne nje shtet normal mjafton per me ba ‘nul’ cdo marreveshje me shoqerine e aeroportit edhe me rimarr ne dore cette asset kombtar.
Kur rezikohet siguria e shteti shqiptar keshtu, siguria e qytetareve keshtu, siguria nderkombtare keshtu, asnje marreveshje me nuk qendron.
Padi penale kunder aeroportot edhe demshperblim bile per shtetin shqiptar edhe turpin qe po i shkakton shtetit shqiptar,qe po dell lakuriq e i palate ketu.
Edhe masat e kontrollit ministri i jone i kishte shtuar kishe! Cka do ishte ndodhur sikur te mos ishin shtuar!
Doreheqja e ministrit te transportit eshte minimumi i minimumit qe kryeministri duhet te kerkoje perdryshe ai perkrah e shperblene papergjegjshmerine!