Memushaj, Bologna ofron 4 mln Euro

Dita

Tashmë nuk është më një sekret, Bologna dëshiron me cdo kusht mesfushorin e Kombëtares Shqiptare dhe kapitenin e Pescaras, Ledian Memushaj. Skuadra emiljane ka rritur ofertën nga 2 në 4 milionë për 29-vjecarin vlonjat, i cili zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse në Euro 2016 me fanellën kuqezi. Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, Pescara mund të vendosë shitjen e shqiptarit për të bërë një goditje me peshë në sulm pas largimit të Lapadullas.

Zërat për të ardhmen e Memushajt kanë nisur të qarkullojnë gjatë javëve të fundit edhe pse mesfushori kuqezi e ka siguruar aktivizimin në Serie A gjatë sezonit të ardhshëm. Ai ishte një nga lojtarët kyç të Pescaras në fazën play off për ngjitjen mes më të mirëve edhe pse nuk arriti të aktivizohej në ndeshjen e kthimit kundër Trapanit ku skuadra abruceze preu biletën për rikthimin në Serie A.

Në radhët e Pescaras, Memushaj mban shiritin e kapitenit, por një eksperiencë e re te Bologna mund të jetë një destinacion i pranueshëm për të pasi kuqeblutë kanë vendosur të investojnë në merkato për të ndërtuar një skuadër që synon kupat e Europës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *