Grabitet dyqani në “Tirana Fan Zone”, policët po flinin

Dita

Dashuria për kombëtaren kalon çdo kufi, ashtu si edhe sezoni i grabitjeve.

Mbërmjen e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Uells-Belgjikë, dyqani i Federatës Shqiptare të Futbollit që ndodhet në Fan Zonën e Tiranës, në sheshin “Nënë Tereza”, është grabitur.

Pasi kanë gjetur rojet në gjumë, siç konfirmon dhe policia, persona të paidentifikuar kanë hyrë në këtë dyqan të improvizuar dhe kanë grabitur rreth 120 fanella dhe aksesorë të tjerë të përfaqësueses sonë.

Vetëm mëngjesin e sotëm është vënë re një gjë e tillë dhe është njoftuar e bërë kallzimi penal në polici. Pavarësisht se dyqani ka patur roje dhe kamera sigurie, kjo mesa duket nuk i ka trembur aspak hajdutët që kanë vepruar lirisht, duke shkaktuar një dëm prej rreth 9.000 euro.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *