Hillary Clinton merret në pyetje nga FBI-ja

Dita

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, është marrë në pyetje nga FBI.

Marrja në pyetje e saj ka të bëjë me e-mailet që ajo kishte dërguar gjatë kohës si Sekretare e Shtetit, raporton BBC.

Një hetim  nga Departamenti i Shtetit e ka akuzuar atë dhe disa ish sekretarë të tjerë për menaxhim të dobët të sigurisë së e-maileve.

Departamenti i Drejtësisë tani është duke hetuar rastin nëse kjo ka të bëjë me vepër penale.

Prokurorja e përgjithshme Loretta Lynch ka thënë të premten se nga të gjeturat e FBI-së dhe hetuesisë do të merret vendimi për të ngritur akuzë ndaj Clinton ose jo.

Një ditë më parë, u zbulua një takim në mes prokurores Lynch dhe ish Presidentit Bill Clinton, takim ky që prokurorja e quajti miqësor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *