VIDEO/ Direkt çerekfinalja, Gjermani-Itali

Dita

Gjermani-Itali është çerekfinalia e parafundit që luhet në impiantin “Stade de Bordeaux”. Një supersfidë e cila pritet të dhurojë emocione dhe spektakël në fushën e lojës, më të dyja ekipet që synojnë të kalonë në fazën e gjysmëfinaleve.

Video live

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

GOOL! Leonardo Bonuci barazon gjithcka duke shënuar golin për Italinë pas një ekzekutimi perfekt të 11-metërshit

Minuta 73′, Pelle i aforhet golit të barazimit por nuk kordinohet në mënyrën e duhur në momentin e goditjes së topit

GOL! Mesut Ozil kalon në avantazh Gjermaninë pas asisit të Hektor, duke iu shmangur bukur mbrojtjes italiane dhe mposht Buffon

Minuta 53′, Cfarë humbet Tomas Myler ku i vetëm zonë godet por topi devijohet në këndore

Nis pjesa e dytë me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Minuta 42′, Italia i afrohet shumë pranë golit të avantazhit me Sturaro por topi i tij që po shkonte drejt rrjetës devijohet nga Boateng

Minuta 41′, Mario Gomes dhe Tomas Myler vënë në rrezik portën e Buffon por pa arritur ta dërgojnë topin në fund të rrjetës

Janë luajtur 26 minutat e para të ndeshjes, ku të dyja skuadrat e kanë përqëndruar lojën në mesfushë duke qarkulluar topin

Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja përfaqësueseve. Nis ndeshja me topin e luajtur nga qendra nga ana e Gjermanisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *