Nesër ne festojmë ditëlindjen e Amerikës! Shihni se si festohet kjo ditë në Shtetet e Bashkuara, shkruan sot ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj Facebook, ambasada amerikane në Tiranë publikon foto në të gjithë SHBA se si qytetarët amerikane do të festojnë 4 Korrikun, ditën e pavarësisë, madje konsiderohet nga ambasada si dita e lindjes së SHBA.
Zëri i Amerikës, nisi më një përshkrim historik: Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Ky dokument u hartua kryesisht nga 32 vjeçari Tomas Xheferson. Njera pjesë e Deklaratës përmbante një listë ankesash kundër mbretit Xhorxhi i Tretë dhe Parlamentit të Anglisë. Pjesa tjetër e Deklaratës, përmbante thelbin e idesë mbi lirinë amerikane, mbi të drejtat e natyrshme që kanë njerëzit.
“Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë”.
Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti tjetër është Kushtetuta. Në Shtetet e Bashkuara 4 korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, Dita e Pavarësisë.
Më 4 korrik të vitit 1826, mori fund një nga miqësitë më të gjata dhe më të rëndësishme në historinë amerikane, ajo midis Thomas Jeffersonit, autorit kryesor të Deklaratës së Pavarëssë dhe John Adamsit, mbështetësit të zjarrtë të pavarësisë. Ata vdiqën vetëm disa orë njeri pas tjetrit, pikërisht në 50 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.
Jeffersoni vdiq në shtëpinë e tij në Montiçello të shtetit Virxhinia, kurse Adamsi në Quincy të shtetit Massachusetts. 82 vjeçari Jefferson ishte i sëmurë rëndë dhe luftoi me vdekjen deri pas mesnatës së 4 korrikut. Ndërsa 90 vjeçari Adams, i cili nuk ishte në dijeni të vdekjes së mikut të tij, thuhet se shqiptoi këto fjalë të fundit “Jeffersoni është ende gjallë”.
“Ata ishin njohur gjatë konventës së vitit 1776, e cila çoi në vendimin e kolonive britanike të Amerikës për të shpallur pavarësinë nga Anglia. Në vitet e para pas krijimit të Shteteve të Bashkuara, Jeffersoni dhe Adamsi nuk ishin gjithmonë dakord për çështjet e ndryshme politike, por mbajtën një korrespondencë të vazhdueshme për problemet e kohës. Historianët edhe sot i studjojnë dhe i admirojnë letrat e shumta që shkëmbyen ata me njeri tjetrin”, shkruan Zëri i Amerikës.

*****Respekt dhe krenari ju shprehim nga zemra me rastin e shpalljes së pamvarsisë së SH.B.A-së .Dhe me këtë rastë kujtojmë figurën dhe veprën madhështore të katër burra të mdhejë të kombit Amerikan që bënë deklaratën e pamvarsis të SH.B.A-së .Aty mbollën farën e bashkimit ,të respektit ,të harmonisë ,dhe hodhën themelet e vërteta të DEMOKRACISË,që sot është shembull në botë.
****SHBA-ja sot është fuqia USHTARAKE dhe EKONOMIKE supreme botrore ,por edhe qendra më e madhe e DEMOKRACISË BOTRORE dhe e funksionimit të shtetit ligjor demokratik. Kjo shërben si shembull në botë.Këtë shembull ndjek sot edhe shqipëria.Falenderime ambasadorit Z.LU.por duam akoma ndihmë për të ralizuar reformën në drejtësi.Kemi S.Berishën dhe L.Bashën ,por edhe ndonjë të krahut majtë që nxisin gjuhën përçarse ,vetasgjesuese ka 25 vjet që përdhosin demokracinë në shqipëri.
****Në se nuk izolojmë prokurorët dhe gjykatësit ,por edhe politikan që kanë lyerë duart me gjak dhe kanë kryer krime, por që nuk janë ndëshkuar nga drejtësia e kalbur Shqiptare , atëherë në shqipëri nuk do të ketë kurrë demokraci dhe shtetë ligjor ,por vetëm do mbetimi shtet një gjungël krimi në ballkan,dhe gjithë investimi dhe ndihma Amerikane si qendra më e madhe botrore e demokracisë por dhe ndihma dhe investimi Europian këto 24 vjet do dështoi me turpë.
*****Kur do ndëshkohen kriminelët dhe urdhëruesit e tragjedisë së Gërdecit ku mbetën të vrarë 26 veta u plagosën 300 të tjerë.krim i pa ndëshkuar për shkakë të mafjes politike .Sot snjë nuk është në burg.
*****Kur do të dënohet krimineli S.Berisha për gjenocidin e vrasjen e 4 qytetarve në bulevard ,dhe plagosjen e dhjetra të tjerve ?.
*****Përse nuk marrim shembullin se si SHBA-ja ndëshkoi pasë 6 vitesh gjenocidin e vrasjes së 5 protestuesve në Boston SHBA në ngjarje e ndodhur vitin 1770 ,vrasje
nga ushtarët britanik ,ngjarja kishte ndodhur 6 vjet para shpalljes së pamvarsisë së SHBA-së,dhe përsëri ligji nuk harroi dhe i ndëshkoi vrasësit ,urdhëruesit , NJË VIT mbas shpalljes së pamvarsisë së SHBA-së ,pra në vitin 1776 ?.!!!SHteti amerikan vuri para ligjit dhe dënojë ushtarët britanik që kryen masakrën e 5 qytetarve të pafajshëm amerikan dhe u quajt ngjarja si masakra e BOSTONIT !!! ,dhe Amerika fajsoi mbretin e Angisë për gjenocidin e bostonit ,kur në atë kohe Bostoni ishte koloni e Mbretërie së Anglisë.!?
****Z.Ambasador Lu ,dhe Z.Vlahutin po tek ne me 21 janar 2011 shteti garnizon i S,Berishës dhe L.Bashës pushkatoi 4 qytetar në bulevard ,shumë të tjerë u plagosën nuk mbajti përgjegjësi askushë ,sikur të ishin BAGËTI ?!.. dhe më e keqja u përdorn mashtrime për të mbuluar këtë masakër nga S.Berisha dhe u quajt së u vranëme me çadra dhe stilolapsa pistolet.!!!!,specialistët mercenarë të Saliut shkatrruan provat e krimit dhe tani vazhdoin të tallen me 4 pllakat në bulevard ,por kjo është tallje me jetën e popullit .TË marrim shembull drejtësin amerikane .Kur është ndëshkuar Mbreti i anglisë në vitin 1776 ?.Po Saliu që urdhëroi VRASJEN e 4 qytetar personalisht në cilësinë e kryeministrit a,është një krimin gjenocidi i ndodhur në vitin 2011 ? dhe këtë nuk e kapka ligji ??? Ku shkojmë Z.LU,dhe Zonj.Vlahutin ?A, është tallje kur medja T.V.Klan afër S.Berishës në emisionin Opinjon ditën e gjenocidit në 5 vjetorin e masakrës Fefziu JEPTE OPINJON me temën SKSI DHE PUSHTETI. A,është tallje ,kur duhej të trajtonte në studjo familjarët e viktimat e ndodhura të 21 janarit,kjo është lidhja e madjas në funksion të krimit e mafjes shtetrore.POR këto janë fundrina të racës njerzore shtazarake shqiptare ,jan komplet kundër demokracisë në shqipëri ,kriminel politikan plus prokuror dhe gjykatës të gjithë nënë urdhrat e kryekriminelit S.Berisha .
****Prandaj reforma në drejtësi shkakton një tërbim të madhë SOT tek ata që kanë vrarë POPULLIN ,kan vjedhur pasurinë e kombit etj.
****SHqipëtarët e ndershëm kan besim te SH.B.A-ja dhe B.E-ja nuk do ta lënë në baltë shqipërinë e vogël.Do na ndihmoni të vemë themelet e shtetit të drejtë ligjor në shqipëri.********************************************
!!??…,