PD: Grabitja e Rinasit, kërcënimi më i madh ndaj sigurisë

Elton Tafaruci

Në një deklaratë për mediat gjatë mesditës së diel, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka hedhur akuza për kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, të cilët i fajëson për mosreagimin ndaj aktit kriminal që tronditi aeroportin më të madh të vendit pak ditë më parë.

Paloka u shpreh se grabitja spektakolare e parave të një banke të nivelit të dytë në Aeroportin “Nënë Tereza” përbën edhe kërcënimin më të rëndë ndonjëherë të sigurisë kombëtare, që prej vitit famëkeq 1997.

Një sulm që, ashtu siç dihet erdhi vetëm pak pas sulmeve terroriste që tronditën Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ku mbetën mbi 40 viktima dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, pra në një kohë kur ishte deklaruar se ishin përforcuar masat e sigurisë.

“Asnjë reagim, asnjë marrje përgjegjësie nuk ka nga kryeministri Edi Rama, as nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Kur bien aeroportet, çfarë garancie mund të ofrojë shteti për sigurinë kombëtare? Fakte të reja tregojnë se Rinasi është kthyer në çerdhe nepotizmi dhe përfitimi”, ka thënë ndër të tjera demokrati Edi Paloka.

Share This Article
4 Comments
  • Imagjinoni, del vrasesi i mijera veteve dhe thote se jetet qe ka marre ai,nuk jane gje para parave te vjedhura !!!!!

    Prandaj ata rrace e qelbur njerezish nuk duhet kurre sesi te bejne ligje per kete vend.

    Vrastari kerkon qe mos ta kapin por ti shkojne nga pas hajdutit!

  • o paloqe….shqiperia ka 25 vite qe vidhet nga baballaret e kombit, ….dhe nuk i rruan njeri sqetllat…………..tung

  • Po FULLHAJNI dhe floriri i tuneleve te Krrabes, c’ishin more kokebosh? Po shitja e detit dhe shkaterrimi i ushtrise e i depove te armeve c’jane, more i paudhe?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *