Aksidentuan policët, arrestohen dy grabitësit

Elton Tafaruci

Policia italiane ka arrestuar dy hajdutë shqiptarë, që akuzohen për një seri vjedhjesh në zonën e Frataminores të Napolit.

Mësohet se shqiptarët janë Krenar Çami, 31 vjeç dhe Mikel Goxha, 26 vjeç. Këta persona udhëtonin me një “Audi”, kur policia u ngriti postbllok. Ata nuk i ndaluan postbllokut dhe madje përplasën edhe dy efektivë policie, të cilët janë në spital Në postbllokun e dytë, automjeti nuk arriti që të depërtonte.

Ata u kapën dhe tashmë akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit dhe vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të Policisë. Në mjetin e tyre u gjetën shumë sende të vjedhura me vlerë, karta krediti dhe pjesë kompjuterike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *