Vitaminat e nevojshme për çdo fëmijë gjatë verës!

redaktor

A është e nevojshme që çdo fëmijë të përdorë vitamina?

Nëse besoni reklamat, atëherë çdo fëmijë ka nevojë për një sasi të përditshme me vitamina karamele apo haribo. Por a është kjo e vërtetë?

Jo domosdoshmërisht. Idealja do te ishte që fëmija juaj të merrte vitaminat e nevojshme nga një dietë e ekuilibruar, e shëndetshme që përfshin:

  • Qumështi dhe produktet e qumështit si djathi dhe kosi (preferohen produktet me pak yndyrë për fëmijët mbi moshën 3)
  • Mjaft fruta të freskëta dhe perime jeshile
  • Proteina si pula, peshku, mishi viçit, dhe vezët
  • Drithërat si tërshëra dhe orizi

Ushqimi i mirë fillon duke i shërbyer fëmijës tuaj një shumëllojshmëri ushqimesh të freskëta. Kjo është shumë më mirë se duke i shërbyer ushqime të shpejta dhe duke shpresuar se duke marrë suplemente do t’i plotesojë atyre mangësitë e vitaminave. Mundohuni të përzgjidhni ushqimet që kanë sasinë më të madhe të vitaminave dhe mineraleve. Deri më tani, ushqime me sasi të lartë vitaminash janë frutat dhe perime e freskëta.

Por cilët fëmijë kanë nevojë të përdorin suplemente?

Duke pasur parasysh realitetin e sotëm të prindërve, ushqimi i gatuar në shtëpi nuk është gjithmonë i mundur. Edhe me ardhjen e stinës së verës, fëmijët kanë tendencën të djersiten, të humbin kripërat e trupit dhe njëkohësisht të ulet edhe ndjenja e urisë.  Kjo është arsyeja pse mjekët pediatër mund të rekomandojnë përdorimin e multivitaminave ose mineraleve shtesë. Atom und të përdoren për:

  • fëmijët të cilët nuk hanë vakte të rregullt dhe të mirë-balancuar të përbërë nga ushqime të freskëta
  • fëmijët që bëjnë “naze” me ushqimin dhe që thjesht nuk hanë mjaftueshëm
  • fëmijët me sëmundje kronike të tilla si astma ose probleme në sistemin tretës, veçanërisht në qoftë se ata janë duke marrë ilaçe
  • fëmijët që hanë shumë ushqime të shpejta (fast food) dhe ushqime të përpunuara si patatinat, çokollatat etj
  • fëmijët qe nuk konsumojnë shumë qumësht dhe produkte të tjera bulmeti
  • fëmijët që pinë shumë pije të gazuara, të cilat mund të eliminojnë më shpejtë vitaminat dhe mineralet nga trupat e tyre

 

Gjashtë vitaminat dhe mineralet kryesore për fëmijën tuaj:

Vitamina A nxit rritjen normale dhe zhvillimin e indeve dhe kockave. Përdoret për një lëkurë të shëndetshme, për sytë, dhe rrit përgjigjen imunitare. Burime të mira janë qumështi, djathi, vezët, dhe perime të verdha në portokalli si karota, speci, kungulli.

Familja e vitaminave B ( B2, B3, B6 dhe B12) janë ndihmës të metabolizmit. Rrisin prodhimin e energjisë dhe qarkullimin e gjakut. Burime të mira përfshijnë mishi i viçit, të pulës, peshkut, arrat, vezët, qumështi, djathi, fasulet, dhe soja.

Vitamina C nxit muskujt, indet lidhëse dhe lëkurën e shëndetshme. Ajo është një anti-oksidant i fuqishëm dhe zgjidhja perfekte për hapjen e oreksit.  Burime të mira përfshijnë frutat si agrumet, luleshtrydhet, kivi, domatet dhe perimet jeshile si brokoli.

Vitamina D nxit formimin e kockave dhe të dhëmbëve dhe ndihmon trupin të absorbojë kalcium. Burime të mira janë qumështi dhe peshku si salmoni. Burimi më i mirë i vitaminës D janë rrezet e diellit!

Kalciumi luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kockave të forta, një faktor kyç për rritjen e fëmijës tuaj. Burime të mira janë qumështi, djathi, kosi dhe lëngu i portokallit.

Hekuri ndërton muskujt dhe është thelbësor për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Mungesa e hekurit është një rrezik në adoleshencë, sidomos për vajzat sapo ata fillojnë periodat. Burime të mirë përfshijnë mishin e viçit, i gjelit të detit, i derrit, spinaqi, fasulet, dhe kumbullat.

Në ditët e sotme, në tregun farmaceutik është mjaft e thjeshtë të gjenden një shumëllojshmëri produktesh që përfshijnë vitaminat dhe mineralet e lartpërmendura. Mjafton të kontaktoni me farmacistin tuaj dhe të përzgjidhni më të përshtatshmet për shëndetin e fëmijës tuaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *