Bekim Balaj i bashkohet Terek Grozny

Elton Tafaruci

Bekim Balaj i është bashkuar ekipit të tij të ri Terek Grozni, në kampin stërvitor në Austri. Sulmuesi i Kombëtares firmosi një kontratë 3-vjeçare me të drejtë edhe për një vit tjetër me ekipin çeçen që merr pjesë në Superligën e Rusisë.

Balaj pushoi disa ditë pas angazhimit me Shqipërinë në finalet e Euro 2016. Bekim Balaj më parë është aktivizuar në Shqipëri, Turqi dhe Kroaci.

Në kampionatin rus ai do të ketë si rival Bernard Berishën i transferuar disa muaj më parë tek Anzhi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *