Italianët e presin me përqafime të ngrohta portierin Buffon

Dita

Italianët e kanë pritur si një hero të vërtetë portierin e tyre legjendar Gianluigi Buffon.

Sapo mbërriti në aeroport, portieri i Juventus ka shkuar të përshëndesë tifozët të cilët i dhanë një përqafim të ngrohtë.

Buffon ishte një ndër lojtarët që u prek më shumë nga humbja e Italisë ditën e djeshme me Gjermaninë në çerekfinalet e Euro 2016.

Ai me lot në sy tha se djemtë e kombëtares italiane nuk e meritonin aspak humbjen pas asaj pune të madhe që kishin bërë bashkë me trajnerin Conte.

https://youtu.be/BDxd9Exv9-w

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *