Ka përfunduar së ndërtuari teleskopi më të madh në botë. Eventi i vendosjes së pjesës së fundit të këtij projekti madhor që është realizuar në Kinë, është shoqëruar më shumë mediatike, ndërsa ky i fundit pritet që të ketë një impakt të madh në vëzhgimin e hapësirës.

I ndërtuar nga 4.450 panele trekëndore dhe me një diametër prej 500 metra, ndërtimi i teleskopit gjigand ka nisur në vitin 2011 dhe ka kushtuar 180 milionë dollarë.
I ndodhur në malet e provincës Guangzhou, ai është pagëzuar me emrin “FAST” dhe ka përmasat e 30 fushave futbolli.
Teleskopi pritet që të nisë zyrtarisht operacionet në shtator.
Gijthmonë e më shumë qeveria kineze është duke u përpjekur që të afirmohet si një superfuqi në hapësirë duke këmbëngul se programi i saj hapësinor ka vetëm qëllime paqësore.
