Dëgjoj dhe gajasem kur dëgjoj nga goja e politikanëve për përpjekjet e tyre titanike dhe të paepura për interesat madhore kombëtare, që drejtësia të mos (kapet) nga politika. Por ajo që më bën përshtypje shumë, është ajo që PD, po e kupton se kjo reformë do të miratohet me ose pa ata. Po shikohet nga të gjithë se faktori ndërkombëtar po bën lëvizjen e fundit, që kjo platformë e reformës të miratohet në kuvendin popullor me votat e deputetëve. Pra Lulushi dhe Saliu, duke e kuptuar që po ju rreshket toka nën këmbët, bëjnë presione nga më të ndryshmet: Do të djegin mandatet e deputetit, për interesat kombëtare dhe për popullin shqiptar! Por unë kam një propozim për ata. Atë ditë që do të djegin mandatet e tyre në shesh, t’u shpëtojë shishja e benzinës e të marrin flakë të gjithë.
