Bode: Sot, kësti i dytë për 800 ish-të përndjekur

anazapta

Afrimi i datës së zgjedhjeve sjell edhe shlyerjen e disa prej detyrimeve të qeverisë. Ministri i Financave Ridvan Bode njoftoi sot nisjen e kryerjes së pagesës së këstit të dytë për rreth 800 ish-të përndjekur. Bode ka përdorur Facebook-un për të njoftuar ish-të përndjekurit.  “Sot po kryhet pagesa e këstit të dytë për rreth 800 dosje të ish-të përndjekurve politikë. Në total janë paguar deri sot 5700 dosje nga rreth 10300 që përfitojnë këstin e dytë. Dosjet e tjera janë në proces pagese dhe për pak javë mbyllet totalisht kësti i dytë për këtë shtrese”, shkruan Bode.

Share This Article
1 Comment
  • Shikoni foton qe shoqeron shkrimin. Edhe llampa e Aladinit nuk di t’i nxirrte kaq shpejt xhindet per ti futur ne pune. Llampa e Berishes qendron tek b.tha, sa here pjerdh cfaqet nje xhind qe merr urdhera si ky finacieri i bujqesise , Ministri Financave, e keshtu me rradhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *