Menjëherë pas deklaratës së përfaqësueses së TIA ka ardhur edhe reagimi i zëvendës ministrit Stefan Çipa, ku ka theksuar se mbetet në dorë të prokurorisë zbardhja e plotë e ngjarjes. Gjithçka është e faktuar nga kamerat e sigurisë dhe sipas tij, grupi hetimit po heton kompaninë e sigurisë së aeroportit.
Çipa ka hedhur poshtë atë çfarë ka thënë Arlinda Çausholli, duke shtuar se policia e shtetit ka vepruar atëherë kur është njoftuar.
Sipas Zv/Ministrit Çipa, “Policia e Shtetit ka reaguar në momentin që është lajmëruar dhe ka vepruar sipas ligjeve në fuqi. Kamerat online, kamerat e TiA-s tregojnë qartë të gjitha lëvizjet. Policia është në veprimin dhe zbulimin e ngjarjes. Deklarata ka e Policisë ka qenë korrekte. Nga organet hetimore të prokurorisë deri më tani është vepruar me pjesën e kompanisë që ka pasur nën kontroll sigurinë e aeroportit”, tha Çipa.
