SHBA-ja ka kërkuar ndjesë për arrestimin e një biznesmeni, i cili u mor gabimisht për një terrorist, sepse mbante veshur rrobën tradicionale arabe gjatë një vizite në Ohajo.
Biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i quajtur Ahmed al-Menhali, pa t’i drejtohej një armë javën e shkuar, pasi u kujtua nga autoritetet lokale amerikane se mund të ishte një i dyshuar i ISIS-it.
Biznesmeni 41-vjeçar ishte shokuar në momentin e arrestimit, aq sa atij i ra edhe të fikët.
Por në një deklaratë të lëshuar pak orë më parë, Departamenti i Jashtëm, njoftoi se kishte kërkuar zëvendësshefin e Misionit për të mësuar më tepër rreth këtij incidenti dhe në fund kërkuan edhe ndjesë, duke thënë se ata i respektojnë të drejtat e vendeve të huaja për të mbajtur veshjet e tyre tradicionale.
