Ministrja Bregu akuzon Ramën për… stonaturë tek “Ra Sala Prej Fiku”

anazapta

Duket se “dajret” e Ramës janë një gjetje shumë acaruese për PD, e aq më tepër versioni me ‘Sal’ i këngës “Ra Faja Prej Fiku”, përderisa dhe Ministrja e Integrimit ka reaguar fort ndaj performancës të përdorur në hapjen e fushatës së PS. Ministrja Bregu akuzon se “[ata] janë stonaturë e gjallë”, e quan Edi Ramën “dhëndri i ri i Tiranës” dhe hapjen e fushatës së PS, “aheng”.

Ja ç’shkruan Bregu, sipas Tema-s online:

“Pasi e ka turpëruar e dëmtuar këtë vend, me lloj- lloj sajesash e politikash fyese, mashtruese e bllokuese Edi Rama edhe në një prezantim zyrtar, të gjasme skuadrës së tij, vazhdon të tallet e të bëjë gallatë me këtë vend. Po ia deformon edhe këngët e bukura popullit, duke i përdor për ahengjet e veta. Po vazhdon të shpërfytyrojë dhe kandidatët e vet, që pasi provuan teatrin e urisë, maskave të zeza e koncertin e bilbilave në parlament, tani po turpërohen duke kënduar, stonaturë e gjallë.

Gjithsesi, të paktën s’u bënë më qesharak se lideri i tyre i dajres, dhëndri i ri i Tiranës, që mesa duket edhe fitoren e zgjedhjeve shpreson ta gjejë tek paja e gruas…”.

Share This Article
17 Comments
    • Ministrat si puna jote, papagalle te paaftesise dhe korrupsionit te ketij pushteti demtojne imazhin e Shqiperise dhe bllokojne integrimin.
      Shqiperia nuk do te integrohej kurre ne BE nga ministrat e korrupsionit, te vrasjeve, te dhunes se pashembullt, te presioneve.

    • Kjo nuk e di as vete se cfare flet. Integrimin nuk ta bllokoi Rama por jeni ju qe nuk keni qene te interesuar te integroheni ne BE se nuk do te mundeshit kurre te benit sipas qejfit ne qeverisje, por do te ishit te detyruar t’i nenshtroheshit nje qeverisjeje me rregulla dhe te zbatonit ligjin qe s’e keni bere asnjehere.

    • Fajin per deshtimin tuaj qe nuk arritet ta integronit Shqiperine ne BE ia vini opozites, nderkohe qe duhet ta drejtoni gishtin tek vetja, te gjeni arsyet qe iu cuan ne deshtim, reformat e deshtuara antikorrupsion dhuna dhe presioni qe kane cenuar lirite e te drejtat e shqiptareve dhe medias.

  • HALA TE KEMBA E URES KJO ! Si jane andej nga Prudentinua moj e çintegrimit , mireee !

    Do te te marrij malli te vesh perseri andej nga Evropa per Ksehasje me parat e shqiptareve.

    E kuptojme qe je ne hall por ,ruaj mendjen e kokes se nje grusht me miza eshte dhe, po te iku nuk kthehen prap.

  • Po ik o Majlo se edhe 3 muaj je aty ne ate post. kur te ikesh ti e vazhdojme vet procesin e integrimit. ik tani hap krahun bashk me shoket e tu.

  • Ministrja Bregu, xhingije e MAFIES. Tabele qitje e MAFIES….Te pakten te respektoje KODIN E HESHTJES. E ka dhe nga zilia per “gjethen e fikut ” te Rames…

  • Nje qeveri qe ministeren e saj e ka te lidhur me mafjen italiane, domosdo se integron njeri ne europe.

  • Zonja Bregu mendoi se eshte pa vend te akuzoni Ramen pse kendoi…tek e fundit ai shprehu talentin e tij muzikor dhe po ta mendosh mire do dalesh ne perfundimin se Zoti Rama duhet te beje dicka meqe zgjedhjet i ka te humbura…dhe per cudi te te gjitheve gaidja ne dore i shkonte shume dhe i bente tamam prezantim atij dhe kandidateve te tij te cilet sjane gje tjeter vecse disa baktacinje qe e vetmja gje qe dine te bejne eshte te hane ne kurriz te popullit dhe te kendojne ndersa numerojne leket…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *