Mimoza Hafizi: Presidentin ta zgjedhë populli

Elton Tafaruci

Mimoza Hafizi deklaroi se një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (Arta Dade, Luljeta Arapi, Agron Duka, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Nard Ndoka, Tahir Muhedini, Vangjel Dule, Ben Blushi dhe vetë Mimoza Hafizi), kanë shpallur një nismë për ndryshimet kushtetuese nëpërmjet të cilës zgjedhjen e Presidentit t’ia japin popullit.

“Kjo kushtetutë ia jep të drejtën vetëm partive që të vendosin për presidentin dhe qytetarëve u mohohet e drejta. Kjo e kthen Presidentin e Republikës në një figurë të dobët. Shqipëria ka vuajtur shumë nga marrëveshjet e partive, që nuk kanë sjellë më shumë demokraci apo mirëqenie. Vendimet e tyre as nuk diskutohen e as nuk ankimohen”, deklaroi Hafizi.

“Kemi propozuar që presidenti të zgjidhet nga populli, ashtu si në SHBA, Francë, Brazil, Poloni apo Rumani. Kemi nisur një peticion elektronik në change.org. Këtë peticion e kanë firmosur rreth 8000 shqiptarë. Çdo firmë është goditje për sistemin aktual politik”, shtoi Hafizi.

Share This Article
2 Comments
  • Po krietari i partise ku ben pjese deputetja a i eshte bashkuar nismes? A e ka firmosur gje peticionin, apo i duhet te konsultohet me pare me krietarin “de facto” te opozites?

  • Qysh te zgjidhet nga populli moj Zonje , Nje President qe do te kete kopetenca te cunguara ,nuk do jete kryetar i KLD ,nuk do emeroje gjyqtare ,as prokurore ,as ambasadore ,do jete thjesht nje noter ,do firmose ligjet qe con parlamenti edhe po si pranoi ato do hyjne ne fuqi ,ju pretendoni se jeni ze i fukarenjve por ju me propozimet tuaja kerkoni ta rendoni buxhetin edhe me nje pale zgjedhje,keshtu i ndihmoni fukarenjte !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *