Ka bërë xhiron e rrjetit videoja e një historiani turk që flet mbarë e mbrapsht, në fakt vetëm mbrapsht, në varrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë. Nga veshja e bollshme e të pranishmëve, duket se videoja është bërë në mot të ftohtë. Vetë personazhi, Talha Uğurluel, që për kollajllëk (turqizmat i japin “lezet” shqipes) po e quajmë Telha, është filmuar pa dëshirën e tij, siç duket dhe nga videoja, por nuk ka ngurruar t’i japë njëfarë leksioni “filmonjësit”, duke mos ja bllokuar gjithsesi kamerën. Duket se është krenar për ato që thotë. Ne jemi të bindur se Telhai ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar, dhe jo vetëm atë: Ka hedhur baltë (sado shabllon të ngjajë si shprehje) mbi luftën dhe qendresën e një populli të tërë.
Pas një kërkimi në rrjet del se Telhai vërtet mund të quhet historian; ka shkruar tekste e libra për momente të ndryshme të historisë osmane dhe asaj të fesë. Ai thotë mes të tjerash: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”, pra Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Nuk munguan duartrokitjet e disa grave të mbuluara me shami. Telhai njoftoi krenarisht kameramanin e rastësishëm se grupi që ai shoqëronte kishin qenë dhe në Shkodër, dhe aty nderuan në kalanë e Rozafës, kujtimin e Hasan Rizait, gjeneralit turk që u vra (nga Esat Pasha) gjatë rrethimit të Shkodrës nga malazezët, më 1913. “Por për Skënderbeun nuk do falemi”, tha Telhai, “se ndryshe nga Hasan Rizai, besnik i osmanëve, ai ishte tradhtar i perandorisë”. Dhe Telhai me këtë rast dha edhe një ultimatum: Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i osmanëve apo si Skënderbeu tradhëtar.
Le t’i marrim gjërat me rradhë, dhe jo si Telhai. I vetmi dyshim që kam, është nëse gratë të cilave u drejtohen si biçim ciceroni i vetëzgjedhur, ishin turkesha apo shqiptare, po nejse. Siç e thamë, ashtu si me gjuhë të tjera, huazimet e huaja të një gjuhe, shpesh rezultojnë njëfarë kripe e piperi për gjuhën ku kanë bujtur. Në Shkodër, “kemi nejt për telha” do të thotë kemi ndenjur për qejf, shpengueshëm, apo “rehat” në daçi. Ja pra që emri i Telhait mund ta shpjegojë edhe mënyrën sesi e kupton ai historinë: Dmth, në stilin “ku rafsha mos u vrafsha”. Historiani Telha shkon e bën lëmsh Skënderbeun e shek.15 me Hasan Rizain e para një shekulli. Dhe për të shtuar oreksin, hedh edhe pak Mehmet Akif Ersoy si “besnik i osmanëve” duke entuziazmuar audiencën e vockël që kish me vete.
Mehmet Akif Ersoy (1873-1936), poet, akademik, deputet dhe patriot turk me origjinë shqiptare nga Peja, është realisht një pikë referimi krenarie për turqit e sotëm. Ai është, le të themi, Asdreni i turqve, krijues i vargjeve të himnit kombëtar të Turqisë. Por kujdes, të Turqisë moderne, jo të osmanëve?! Ai, ashtu si Ataturku, u ngrit për të bllokuar shkatërrimin e Turqisë nga politikat neokolonialiste dhe për të krijuar kombin e ri nga hiri i perandorisë së kalbur osmane. Kaq mjafton për të kuptuar folklorizmat qesharake të Telhait, që vetëm me shkencën e historisë nuk kanë të bëjnë. Për ta thjeshtuar edhe më, është njësoj sikur të ngremë pyetjen: Kush e donte më shumë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, mbreti Gent apo Ali pashë Tepelena?
Tani, përtej shpjegimit “shkencor” të Telhait, ajo për të cilën me të drejtë janë shqetësuar të gjithë ata që parë videon, është se si është e mundur që turli lloj tipash vijnë e fyejnë në oborrin e shtëpisë sonë. Aq më shumë, japin ultimatume. Ne duhet të zgjedhim, thotë Telhai, ose rrugën e Skënderbeut, pra mbrojtjen e atdheut-“vatanit” kur rrezikohet, ose rrugën e Mehmet Akifit, pra të thurrim vargjet e një himni të ri për Turqinë.
Kam përshtypjen se Telhai është pak me vonesë, pasi rruga është zgjedhur. Por të bën përshtypje sesi nuk flet (jo për këtë rast, se mbase dikush po përgatit ndonjë reagim) asnjë personazh publik e politik për provokime të tilla. Një këshilltar grek i thotë në fytyrë kryeministrit në Tiranë, se ka bashkëpunëtorë të nazistëve në qeverisje. Një makinë shqiptare në Mal të Zi e gjobisin kripur, se kishte vënë flamurin tonë teksa luheshin ndeshjen e Shqipërisë në Euro 2016. Edhe më zi, një vogëlush shqiptar shtypet me makinë në Kumanovë. Vendi fqinj dhe mik me të cilin na lidhin njëmijë e një fije, pra Greqia, nuk ngurron të shpallë non grata gazetarë shqiptarë që flasin për fshatrat e Çamërisë…
A nuk është e udhës që përtej reagimeve virtuale, të reagojmë edhe zyrtarisht për hynere të tilla? Për shembull, t’i themi Telhait që s’ka më punë këtej, e le të ftillohet ca kohë se çfarë do bënte ai sikur një fuqi e huaj të pushtonte Turqinë, fjala vjen Rusia. A do t’i shërbente me besnikëri Carit? Mesa duket po.
Shqipëria, (siç kish qejf të shprehej F.Nano), padyshim që do vazhdojë të “eksportojë siguri në rajon”. Por kjo nuk do të thotë të eksportojmë pafund mungesë dinjiteti dhe kthim të faqes tjetër sapo na japin shuplakën e parë. Nuk do të thotë të na shkelin me këmbë kujtesën historike dhe dinjitetin turli sojsëzësh nga çdo cep qofshin. Ose, në qoftë se e bëjnë dhe ne rrimë “për telha”, domethënë që nuk i meritojmë as njërën, as tjetrën.

Po kur himnizohen ertugrylet, pse mos te dali edhe ky uguzi dhe ta hedhi nje shigjete helmi.
Nga shalet e zonjave te telenovelave te A. Latine, shqiptaret jane futur ne citjanet e turqelise dhe kur e shef ky histocar, kujton se dhe Gjergj Kastriotin e kemi harruar.
Po edhe ky Alqi Kociko ka perdorur fjal turke qe po kritikon nje turk .uti.Na kan pushtuar tesh 600 vjet dhe themi se tesh 100 jan larguer po kan lene nje te keqe te madhe.E nga kjo e keqe Europa na ndau ne pes shtete.Derisa te heqim te keqen qe na kan lene zore se na pranon Europa aty ku duhet te jemi.Politikanet tan shkojn e u ferkojn bythen ne vend qe ket person ta shpallin,nuk di si mund ta quaj se cfar permban fjalori e meriton.Po mos harroni se edhe i ndiedhjeri Sabri Godo afersisht te tilla fjal ka fole per Gjergj Kastriotin qe kurrsesi nuk duhet ta quajm ne emer qe i kan vene turqit e ndyre.
O Mark , hiqu me nje ane , se ketu diskutohet per shqiptaret , jo per idjotesira pylli e shpellash. Ty nuk te lidh asgje me shqiptaret,se je ende pa mbyllur ciklin e evolucionit te transformimit ne njeri !
Një nga përgjigjet që meriton plehu Talha Uğurluel dhe të gjithë plehrat shqip folës –stërnipër të dum-babistëve është : Sikim seni ile motrani!
BRavo ky autori. nje pergjigje me milimetra, koke per kok. E holle dhe elegante. Po kush ta degjoj se. Kemi dhe mark uk qe ankohet se Koçiku perdor fjale turke kunder turkut. Po ajo eshte loja o derzi!!!
O, lere! Na shau Telhai kombin edhe ne, yxhym, të mbrojmë atdheun. Ne, patriotët e thekur, oh ,sa mirë me qen hajvan, oe, oe!
SKENDERBEU, KA EKZEKUTUAR 5,000 CIVILE SHQIPETARE, ME GJAKFTOHTESINE ME TE MADHE, PER FAKTIN E VETEM SE NUK PRANUAN TE LENE FENE ISLAME E TE KTHEHEN NE KRISHTERIM.
KJO, PERVECESE SE CFARE KRIMINELI INATCORR ISHTE SKENDERBEU, TREGON GJITHEASHTU EDHE SE SA ME “DHUNE” JANE ISLAMIZUAR SHQIPETARET.
Genjeshter! Skenderbeu vrau timarlinj te ardhur nga Anadolli dhe jo shqiptare. Sistemi i timarit shperblente ushtaraket me toka, dhe keta timarlinj ishin shperblyer nga sulltani me toka ne Arberi. Skenderbeu pasi mori kontrollin e territorit u kerkoi besnikeri keture timarlinjve. Pergjigja ishte ne jemi besnike te sulltanit. Rezultati eshte ai qe thua zotrote. Me duket gjeja me normale po te kemi parasysh qe jemi ne mesjete.
JO, JO ISHIN SHQIPETARE, POR EDHE TIMARLINJ TE KENE QENE, PRAPE JANE CIVILE,
TE KISHTE B… LE TE MERREJ ME USHTRINE E JO ME CIVILET.
DHE SIDOQOFTE SHQIPETARET E MUNDEN SKENDERBEUN, DHE JO VETEM, POR BENE ARRTIJET ME TE NDRITURA TE USHTRISE OSMANE, MOREN KOSTANDINOPOJEN, BEOGRADIN, SHKODREN. SHKUPIN, KETO ISHIN QYTETE ME PESHE NE ATE KOHE, KRUJA ISHTE NJE FSHAT MALOR KU SA SHKONIN KOT PERPJEKJET PER TA MARRE ,ME ME LEVERDI ISHTE TE IZOLOHEJ E TE RRONIN NE MAJE TE MALIT ME DHITE.
JAKUP ARRNAUTI ISHTE UDHEHEQESI I USHTRIVE OSMANE NE ATO TERRITORE.
GJITHASHTU, KALANE E KRUJES E NGRITI ENVER HOXHA ME 1953, SE SKENDERBEU SA ISHTE GJALLE NUK BERI DOT KALA.
E po da ta ngre motra jotd me kemb per pjet mor faqe zi se qe vetem emrin ke shqiptar
Sa qesharak behesh me komentet e tua kontraditore. Thua qe timarlinjte ishin civile, a thua ngjarjet jane pas konventes se Gjeneves, dhe pastaj flet plot mburrje per masakrat qe kryen hordhite osmane mbi Kostandinopojen Shkodren, Shkupin etj. Ata shqiptare qe drejtuan hordhite Osmane ishin mercenare karrieriste, qe pane tek osmanllinjte nje mundesi per te bere plaçke ndryshe nga Gjergj Kastrioti qe la lavdine dhe luksin per te jetuar maleve sic thua zotrote. E sa per fitoret mbi ushtrine osmane jane vete kronikanet Osmane qe flasin per tmerrin qe u kish futur ushtria arberore me ne krye Gjergj Kastriotin. 1 sulltan vdiq nga marazi i humbjes, ndersa i dyti qe ishte nje nga me te lavdishmit e Perandorise Osmane, nuk arriti kurre ta thyente sa ishte gjalle, Gjergj Kastriotin. Historia juaj e manipuluar eshte e ngritur mbi genjeshtren, cdo pushtim barbar qe shoqerohej me masakra, plaçkitje perdhunime dhe cuarje ne skllaveri te te mbijetuarve, e quani çlirim. Sa qesharake!
TIMARLINJ ISHIN EDHE SHQIPETARE, OR MIK, QUHEJ PERANDORI OSMANE DHE SHQIPETARET NE ATE PERIUDHE ISHIN OSMANLLINJ.
Skenderbeu veproi mire sepse vrau tradhetaret qe u bene me turkun.
Edhe po te kene qene 5000 shqiptare, nuk kane qene aq te “mire” kane qene si ai muti Ballaban Pasha dhe shume mire ua beri. Dhe nuk e beri vetem se kishin fene mutlimane, por sepse kishin me teper besnikeri ndaj sulltanit. Skenderbeu u hyri te gjitheve me shpate, edhe Venedeikasve, edhe Serbve, ndaj kjo eshte nje idiotsi nga “Mbetjet Osmane”.
O Arben, o deshmitar okular i masakrave te Kastriotit mbi shqiptaret, mos te quajne abdylqerim dhe ke ardh nga shkretetirat e Anadollit? Apo paguhesh per te futur xixat me komente? Po mire na e ben talhai, kur gjen gjakprishur si puna jote. Nese je turk, eshte tjeter pune pastaj
DESHMITAR UNE NUK KAM QENE, POR KA DESHMI E DOKUMENTA TE SHKRUARA PER KETO NGJARJE.
PROBLEMI YNE ESHTE SE GJITHE KETO 100 VITE, NUK JEMI MARRE ME DOKUMENTAT HISTORIKE, POR ME PROPOGANDE SLLAVO-KOMUNISTE, E CILA KA PATUR SI QELLIM PIKERISHT FSHIRJEN E HISTORISE.
KY QE FLET ESHTE HISTORIAN E JO POLITIKAN, CUDITERISHT ASNJE NUK SHIKON SE KU BAZOHET KY ZOTERIA PER KETO QE THOTE, POR E KUNDERSHTOJNE VETEM ME ARGUMENTAT PROPOGANDISTIKE TE SLLAVO-KOMUNISTEVE.
VELLEZERIT E MOTRAT E SKENDERBEUT
1. STANISH
2. BOGOJE
3. MAMICA
4. LAICA
5. STAICA.
E EMA VOJSAVA, MOTRA E MBRETIT TE SERBISE.
EDHE SKENDERBEUN, GJERGJ E QUAJME NE SOT, SE SA ISHTE GJALLE MBAJTI EMRIN GJORGJE, E LUFTOI PERKRAH SLLAVEVE PER ASIMILIMIN E RRACES SHQIPETARE, NJESOJ SIC BEJNE SOT POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK E NUK KA RENDESI FARE A E BEN ME VETEDIJE, A ME PAVETEDIJE.
KOMANDANTI I SKENDERBEUT,
VRANA KONTI.
NE SHQIP EMRI ESHTE KONT URANI E NE SERBISHT
VRANA KONTI.
KETO JANE FAKTE E JO PROPOGANDA, NESE NE NUK E NDERTOJME MENDIMIN MBI FAKTE HISTORIKE, KY ESHTE PROBLEMI YNE.
BOTA ECEN PERPARA.
Cfare te thuhet per ty, apo vetem se je nje mbeturine stepash aziatike!
CFAREDO TE JEM UNE, FAKTET JANE ATY, NUK LEVIZIN.
Shiqo, shumica e emrave te shqiateret jane te huaj. Une qe kam emer arab, a me quan arab?
NUK PO THEM SE ISHIN SLLAVE, POR NE ATE KOHE SHQIPETARET KISHIN MARRE ME VERTIK RRUGEN E SLLAVIZIMIT, TE ISHTE VONUAR ARDHJA E PERANDORISE OSMANE EDHE NJA 200 VITE, SOT DO TE QUHESHIM TE GJITHE SI VELLEZERIT E MOTRAT E SKENDERBEUT, DHE CFARE ESHTE ME E KEQJA, NJE ZOT E DI SE CFARE GJUHE DO E FLISNIM.
turku mor shake ka fole taman,gjergji,ka ken armik i turqve
Ndersa Alqi pret reagimet zyrtare, Rama eshte i zene duke bere foto si pasagjer ne makine me Erdoganin, duke biseduar gjate me grekun qe arriti te quaje naziste camet apo duke u ulur ne mes Merkel dhe Hollande.
ARBEN: Si ka mundesi si kan shpetuar te paret tuaj,per te ardhur deri te ju more turk shqipfoles.Ma pac faqen e zeze deri ne shtat breza.
Horror futja e nje bastardit nacionalist turk tek vendi i shenjte filmon pa leje te autoriteteve shteteror apo bashjak dhe merr guximin edhe me ofendu te varri i heroit tone kombetare ,rojet private apo bashjake apo shteterore duhet te kene nje pegjegjesi para ligjit o shtet kurve o shtet i shkerdhyer o shtet bastard o shtet pa moral se na degjeneruat si komb nje byth jevgu te marri guximin te ofendoje tek vendi i shejte keni falemtu mallkuar qofshit dhe zoti ju denofte ashtu si silleni ju me ne (popullin) respekt dhe i pa zevendesueshem o i madhi jone GJERGJ KASTRIOT SKENDERBE
Fqinjet jugor e quajne Jorgos ,,e jo Gjegj ,babai qe e adaptoi ne moshen feminore ( turqit ) pas shume shekujsh e quajne kriminel !! Ekzistojne dokumente si ne Turqi edhe ne Itali ku u detyruan shume shqiptare te braktisnin vendin nga pushtimi turk qe tregon per jetesen ,sakrificen e heroizmin e tij ne mbrojtjen e kalase se vendlindjes se tij ,ate te Krujes !! Per ne eshte ,ka qene e do te mbetet i pari hero ,( i dyti Ismail Q, Vlora dhe i treti akoma s”ka lindur e mos te ngrihet ndonje komentator i cmendur qe te bertase se ishte demoni e krimineli gjirokastrit heroi i pasardhes se kufomat ,eshtrat e mijera denime zhdukje e vrasje te pajustifikueshme as dje e as sot jo vetem qe ja heqin kete privilegj por do shtoja qe ne listen e trathtareve te atdheut ai te ishte ne vendin e pare dhe te gjithe vendet deri tek e fundit se demi e,shkatarrimin ekonomik,e psiqik qe i beri popullit te vet ,s”ja ka bere as pushtimi otoman ,e as dy lufterat boterore ,) Pra e llogjikshme qe per pushtuesit ,kundershtaret e Heroit Skenderbe ai do te jete trathtar e kriminel por kete mesim ata ta bejne ne shkollat e tyre e jo ne shtepine tone !!Faji qendron gjithmone ne anen tone qe cdo grup i huaj duhet te shoqerohet nga nje perkthyes e t”i behet kritika ne vend e me pas te levizin dhe levat e shtetit duke ja mbyllyr deren e hyrjes ne Shqiperi ketij “historjani “papagall !! Por e keqja me e madhe e jona nuk jane te huajt .( jugor apo verior etj ) Jemi po vete ne qe hullim balte ne kete figure !! Sot foli ky hajvan por sa vite ka qe neper media shkruhet per heroin me titullin provokues ” Historia e pashkruar e Skenderbeut ” ???Prit kur te shkruajne keta shqiptare te shitur se dhe populli shqiptar eshte nje genjeshter se prejardhja vjen nga helenet !Kete te pakten qarqet nacionaliste ekstreme te fqinjit jugor e thojne me bindje shtuar dhe vjedhjen qe ju kemi bere me flamurin dy krenar te Shqiponjes !! Greqia per dy dekada e gjysem nuk pranon as njeh shtetin e Maqedonise se i ka vjedhur emrin !! Por pse nuk beri dhe me ne te njejten gje kur quheshim Shqiperi ,( Shqiponje ) se ja kishim vjedhur flamurin ,emrin ) ?? Ne baze te fiseve se shtet atehere nuk ekzistonte !!Marrim shuplaka hedhje dorashke ne fytyre nga kush do i huaj dhe qendrim i shtetit per te qare se per te qeshur s”ka vend ne tema te tilla serjoze !! Dhe kjo e ka nje shpjegim te qarte qe ndodhen ne dosjet e atyreve qe na hedhin dorashken ne fytyre ! Duket sikur na thone ; – Doni duel ??? Jemi gati e ne duar s”kane shpate ,kobure apo kallashnikov por letra ,ceqe fotografi citate ,takime ,numer banke transfere lekesh ,perseri fotografi me familjare ,perqafime duarsh ,e perseri nenshkrime e transfere parash !!! Ja si do te katandisim nje dite qe uroj te mos vije kurre nje dite e tille !!! Ne mohimin e emrit e gjuhes shqipe !!!
Autorititet shqiptare asht dasht ta ndalojne kete maskara dhe ta fusin ne burg. madje ti ndalohet per jete te shkele kembe e ketij turku vendin tone.
Po cfare te thote ky i zi turk ?? Heroi i madh shqiptar , ishte i vetmi qe per 25 vjet derrmoi ushtrine osmane .Vriste njerez te pafajshem ,po cdonin turqit e pafajshem ne shqiperi te armatosur ,per turizem erdhen .
Gjegj Kastrioti mbetet heroi me i madh i shqiperise ,pse jo edhe i evropes,…
cili do qofte mbret mut apo president vendi i shenjte respektohet sidomos nje hero legjendar dhe kombetar ky arixhi muti bashke me ato arixheskat qe i duatrokiten ka mutin ka hyre dhe kush i jep te drejte kesaj rrace muti mor keto duhet mi i djeg me benzol qe te zhduken me sekonda sepse jane fare e keqe
Feja islame eshte e huaj per Shqiptarin e vertete.Sot asardhes te Ilireve ka shume pak .Shumica e Shqiptareve te sotem jane nje pjelle e gjenocidit 500 vjecar qe ushtruan Turqit ne Shqiperi.Per fatin e keq te ketyre pasardhesve te vetem te Ilireve Gjergj Kastrioti mbizoteroj dhe spastroj Turqit vetem 25 vjet.
Turk te mire e mute te mire nuk mund te gjindet.Te moshuarit besoj e kuptojn se per ke flitet.
O Alqi, ti mendon se turqit do nderojne Skender-beun si hero? Njesoj sikur ti kerkosh Sali-beut qe ti ngreje monument Enver-beut qe e mori nga Bjeshket e Namuna dhe e coi te specializohej ne Paris. Po varja o Alqi, varja sic beri Driteroi tek poemthi per turkeshen,” bjeri dajres o Jakup, hidhen siskat e turkeshes nene vallen hula-hup”. Po pyete turqit kush shqipo u vete mire eshte i shkoqur hesapi.
cfar ta digjosh kete maxhup se te grihen nervat qe ta ha te gjalle po te isha present nje garrum muterit ne varrin e Gjergj Kastriotit mo mir kot po jaq fus turqia nuk vend per keta maxhupe e vijn tek te me prish edhe rehatin po ne nuk kemi ku te cojm mbeturinat tona po do te perballojm edhe ato te turkeleshes ptuuuuuuuuu rrace muti keni qene dhe jeni
DHE, MEQENESE NGJARJA PASKA NDODHUR NE LEZHE, QE TA DIME DISA.
KALANE E LEZHES E NDERTOI SULLTANI I MADHERISHEM, SULEJMAN LIGJBERESI ME 1516.
ESHTE FALE TIJ QE SOT KEMI ATE KALA AQ TE MIREMBAJTUR E E PERDORIM PER TURIZEM.
VENDOSJA E VARRIT TE GJORGJE KASTRIOTIT NE LEZHE ESHTE MUHABET FUTJA KOT.
TE KISHTE MUNDESI TE NGRIHEJ PER NJE AMANET TE FUNDIT DO TE KERKONTE TE VENDOSET NE KRUJE, AI ATJE E ZHVILLOI AKTIVITETIN E VET.
O Beni. Se pari shqiptar atehere banu mysliman o burr i dheut! E ke emnin Arben o burr. Un jam kristian por tti baj nji m.t italianit grekut serbit dhe turkut. Per 500 vjet o vllaj jem nuk ndertun asgja turqit . As edhe nji rrug gomarsh o Ben. Sot ngrejn xhamia n Skypine ton te mjere nerkohe ne Serbi kan reth 300 fabrika dhe punsojn me mijra Serb. Nse gjakun e ke shqiptarharro kishat dhe xhamiat e ndjeju shqiptar. Ne mos kjosh shqiptar athere ke te drejt te shtremnosh historin e shqiptarve. Gjithsesi te uroj paqe dhe mirsi gjat gjith jeets tane.
FALE PERANDORISE OSMANE E KAM EMRIN ARBEN,
TE MOS KISHTE QENE, DO TE QUHESHA STANISH A BOGOJE, DHE NJE ZOT E DI SE CFARE GJUHE DO TE FLISJA.
Keshtu si ti mendojne vetem ata qe jane adhurues te roberise dhe roberuesve turq.
Arbenin “historjan “e pyes ne se ka ndonje dokument tjeter “origjinal” qe tregon se Heroi yne Kombetar GJ,Kastrioti fliste greqisht ,apo sllavisht !!! Ai fliste gjuhen e nenes ,shqipen e gjuhen turke !! Per kete ekzistojne doumenta origjinale ne Turqi !! Emrat e familjes qe shkruani me siper Mamica ,Laica e Staica ngjasojne me historine e emrit te babait te Aleksandrit te madh qe sllavo Makedonsit e bejne si te vetin kur ata kane ardhur ne ballkan nga stepat e Rusise pas disa shekujsh te lindjes se Akejsandrit te madh !!! Per origjinen e Heroit tone kombetar vetem dokumentave turke do t”ju besoja se ate kohe ishte nje shtet e perandori qe arshiven historike ka ditur ta ruaje !! Perpjekjet e fqinjeve jugor e verior per ta nxjerre jo shqiptar duhet kjo Turqi te nxjerre dokumentat origjinale por duket qe kjo grindje e trysni veri-jug i defren pa mase !! A nuk ishin turqit qe me 1912 u thane fuqive te medha se Kosova nuk eshte pjese e Shqiperise e per kete shkak dhe ndarja e territoreve erdhi sic e dime !!! Prandaj ,o deshmimtar “okular ” Arben mos shkruani budalleqe e rrena !! Dhe ne se komandantin e quanin Vrana ,cdoni te thoni me kete ???? Sa larg eshte Lezha me Malin e zi ???? Greket per clirimin e gjysmes se vendit me 1821-1823 dhe pse inisjatori i idese se krijimit te shtetit grek ishte A,P,Tepelna e prijesit e pare alvanitesit Karajskaqi e Kolokotroni asnjehere nuk pranojne qe ndihma e madhe i erdhi nga alvanitesit dhe pse per dekada ne parlamentin e tyre flitej ne dy gjuhe ,ne greqisht e shqip !! Ato historine e tyre e kane shkruar po ne me njerez si Arbeni i shitur e budalla po mundohen te rrenojme ate pjese historie qe na ben krenar !!!
rita çfar bën mi shpirt??
ti shkruan diçka ndryshe nga një sharje me këtë ndyrësirë turke??
këtij vetëm “robt ku i ka e ku do ti lindin”mund ti thuash të tjerat nuk kanë vlerë!!
ky kalbësirë që do të hante mutin e erdoganit duke qënë i bindur se erdogani është rithemeluesi i peranorisë osmane!!
ky ndyrësirë përveç sharjeve nuk meriton gjë tjetër!!