Në përballjen mes Gjermanisë dhe Italisë nuk ka si e mohon askush se tek kombëtarja kampione e botes ekzstonte kompleksi në thonjza i “maces së zezë”, duke qënë se në 8 sfidat e zhvilluara në turnet ndërkombëtar, Gjermania nuk kish arritur asnjëherë ti shkëpuste fitoren të kaltërve.
Mallkimi u thye pas kësaj cerekfinaleje dhe më në fund pancerat u zgjuan nga makthi i tejzgjatur, megjithatë kjo sindromë ka gjasa të jetë e pranishme sërish në gjysmëfinale, por jo në shtëpinë e gjermanëve, por në krahun tjetër.
Përfaqësuesja franceze nuk fiton ndaj Gjermanisë në një kompeticion të rëndësishëm që nga viti 1958, asokohe triumfonte me shifrat 6-3.
Në 3 sfidat që kanë pësuar pancerat janë larguar gjithnjë me kokën lart. Në gjysmëfinalen e botërorit të vitit 1982, gjermania megjithëse në disavantazh 3-1 në shtesë arriti të rekuperonte duke barazuar 3-3 dhe duke siguruar biletën për në finale pas goditjes së penalltive. 4 vite më vonë në botërorin e meksikës, pancerat fituan pastër 2-0 ndaj Francës së Platinisë, kurse dueli më i fubdit ishte në edicionin e gundit të Kupës së botës ku goli i Hummels i dhuroi kualifikimin Gjermanisë.
Pra nëse historis ka një vlerë kësaj rradhe flet për skuadrën e Loeë që në këtë mënyrë mund të zotërojë një avantazh të lehtë psikologjik, megjithatë takimi ndaj Italisë tregoi se asgjë nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe këtë e ka të qartë si trajneri i Gjermanisë po ashtu edhe homologu i tij francez Didiet Deschamps i cili do të bëjë gjithcka për te thyer mallkimin personal të gjelave në kompeticionet ndërkombëtare, dhe miqësorja e 13 nëntorit ku Franca e mposhti pa shumë probleme 2-0 Gjermaninë, pavarësisht akteve terroriste që ndodhen në Paris atë natë të cilat askush nuk dëshiron ti kujtojë, mund të shërbej si oguri më i mirë për kombëtaren transalpine në prag të gjysmëfinales.
