Meta: Parlamenti i leshit u kthye në Kuvendin e veshit

redaktor

Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon një aktivitet elektoral në pallatin e sportit Vlorë, me qindra mbështetës dhe aktivistë të kësaj partie.

Nga Vlora, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se pas 24 qershorit askush nuk do mund ta anashkalojë më këtë qytet ku lindi shteti shqiptar.

“Vlora na ka bërë të ndjehemi krenarë edhe nëntorin që kaloi. Pavarësisht se u bënë përpjekje për ta anashkaluar në 100 vjetorin e Pavarësisë vendin ku u krijua shteti dhe patriotin, burrin që ngrit flamurin Ismail Qemali. Ata që u përpoqën të anashkalojnë Vlorën dhe Ismail Qemalin bënë gabim se guxuan të maten me histrinë. Por më 24 qershor ata nuk do mund të bëjnë më histroi dhe Vlora e Qemali do mbeten të shtrenjta e të dashura për të gjithë”, tha Meta.

Për Metën, qytetarët e Vlorës meritojnë dhe duan që Shqipëria të zhvillohet ekonomikisht e të integrohet në BE, por sic tha ai vendi është sot në udhëkryq dhe integrimi mbahet peng nga politika konfliktuale.

“Kur thua Vlorë të vjen në mend shteti dhe institucionet e tij. Sot pas 100 vitesh ne jemi vend anëtar i NATO-s, vendi ka bërë jo pak në rrugën e mundimshme drejt BE, vendi është zhvilluar falë sakrificave të qytetarëve shqiptarë, me rëndësi për të është edhe liberalizimi i vizave, ndërsa integrimi i papërmubushur dhe i parealizuar, sot e lë vendin në udhëkryq se politika e mbrapsht dhe konfliktuale e mban Shqipërinë larg BE. Ndaj jemi sot këtu për të dhënë mesazhin se Vlora dëshiron të ecë më shpejt në rrugën e integrimit. Kush premton 250 mijë vende pune, kur nuk hapi dot 50 mijë në 8 vite i them se Vlora nuk ngopet me lugën e zbrazët, se Vlora kërkon ndryshim, Shqipëria kërkon një model të ri ekonomik, një ekonomi që eksporton e konkurron. Ndaj jemi sot këtu për të thënë se Vlora nuk mund të pajtohet me arrogancën dhe vetëkënaqësinë për ekonominë. Nuk mund të vazhdohet të qeveriset me lëvdata, kur borxhet ndaj kompanive të punëve publike po shkojnë në 300 milionë euro të papaguara, duke rritur kreditë e këqija, nuk mund të vazhdohet me efuroi për ekonominë kur borxhi për mosrimbursimin e TVSH po arrin në 200 milionë euro”, tha ai.

Sipas Metës, “Shqipëria ka nevojë për një alternativë që kujdeset për njerëzit, një projekt dhe plan konkret për ekonominë dhe punësimin, për bujqësinë e fermerët. LSI është e vendosur për grantet dhe subvencionet për të rritur prodhimin bujqësor, në do rrisim investimet në sektorin turistik, ne duan Shqipëri dhe Vlorë me turizëm të zhvilluar”, tha ai më tej.

Meta tha se LSI është për një Shqipëri që krijon lehtësira fiskale për biznesit me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe që konkurron në rajon. Meta theksoi se vendi ka nevojë për një shet ligjor që respekton Kushtetutën dhe jo një ‘ambulancë’ që vjen sa herë vendi ka nevojë’ .

“Ne duam një Shqipëri që respekton shtetin ligjor dhe Kushtetutën pasi janë baza për të ecur më shpejt drejt rrugës së integrimit Evropian. Politikanët ikin dhe vijnë ndaj është detyra jonë për të vendosur standarde. Ne kemi nevojë për shtet strateg dhe jo për ambulancë që vjen sa herë kemi nevojë” theksoi Meta.

Kreu i LSI shprehu vendosmërinë për të qëndruar larg politikës konfliktuale, që mban peng mirëqenien e shqiptarëve dhe integrimin në BE, teksa tha e vendi ka nevojë për pjekuri politike pasi Shqipëria është i vetmi vend në NATO që zhvillon zgjedhje që në fund kontestohen.

Madje kryetari i LSI mbrojti edhe aleatin e ri, Edi Rama, duke komentuar vendimin e parlamentit për të ngritur një komision hetimor për ngjarjen e Vjenës. Meta tha se ky është shndërruar nga parlament leshi, në parlament veshi.

“Ne duam një Shqipëri pa politikanë përçarës, të cilët e kthyen para një jave parlamentin në parlamentin e ‘leshit’ dhe sot e kthyen ne parlamentin e ‘veshit’. Ne na duhet një parlament që merret me shqetësimet kryesore të vendit dhe reformat që e integrojnë më shpejt në BE, larg akuzave dhe denigrimeve. Ne duam një Shqipëri me klasë politike që ka pjekurinë dhe vetëpërmbajtjen që di të bëjë zgjedhje të lira, pasi jemi i vetmi vend në NATO që nuk kemi zhvilluar ende zgjedhje të cilat nuk janë kontestuar”, theksoi Meta.

Share This Article
11 Comments
  • Po ti dje qe dilje para shqiptarve dhe flisje gjera me te ndyra per ramen, sot ku je ? po ju meritoni qe te largoheni brenda 24 oreve nga politika! Jeni te tmerrshem ~

  • Shqiperia nuk ka nevoje per njereze si ti! Ne vend qe tua lehtesosh punen shqiptarve, ti jua veshtireson !!!

  • LSI mos beje shume propogande e ka menderos, tani te rrije e po mori ndonje deputet qyl, mjaft e ka, se mbajti Sali Ver Pallen 4 vjet ne pushte , si pateric qe u be. Mos na dalin burra te beses, LSI ka punuar si ndermarje punesimi shpk dhe eshte majmur e ka luajtur bixhoz me fatet e paret e popullit.

  • LSI mos beje shume propogande e ka menderos, tani te rrije e po mori ndonje deputet qyl, mjaft e ka, se mbajti Sali Ver Pallen 4 vjet ne pushtet , si pateric qe u be. Mos na dalin burra te beses, LSI ka punuar si ndermarje punesimi shpk dhe eshte majmur e ka luajtur bixhoz me fatet e paret e popullit.

  • Ky parlamenti i leshit qe shani sot Z.Meta eahte ai parlament qe ti beje pjese para nja 1 muaji dhe qe ti e mbroje,ky parlament dhe kjo qeveri eshte ajo qe me 4 deputet te dhane 4 ministri dhe te mbajten si mbret. tani beni mire te mos flisni per parlamentin por te pranoni sic i pranuat sharjet,ofendimet dhe akuzat e Rames para pak kohesh,qe tani jeni ndihmesi i tije per tu ngjitur ne pushtet.

  • Natyrisht që Meta kerkon të “integrohet” edhe vet,dhe Sovrani do vendos edhe për Metën.Por sot ai kërkon në mos prangosje të Berishës,largim te tij;për rrotacion pushteti.Kjo eshtë progresive dhe “politikisht”Meta po rikerkon vetveten e humbur kot gjatë qendrimit me Berishën.Te mos kish berë akordin e turpshëm me malokarin Berisha,dhe sidomos te mos ishte përfshire në skandalin personal për korrupsionin e njohur;mesiguri Meta sot do të ishte ai qe kemi njohur!…Natyrisht nuk eshte,por me mire vone se kurre,dhe pikerisht për këtë kthese buze greminës me Berishën,meriton të degjohet dhe Sovrani le te vendos me votë!Eshtë një stermundim që vështire se Meta del teper i kenaqur,si do dal pa dyshimin me te vogël PS!Megjithate,perpara largimit te vrasesit Sali,që duhet bere me cdo kusht,Meta mbetet për tu mishëruar disi nga Sovrani sepse nuk ra në greminë perfundimisht me Sali vrasesin malokar,por mori kthesen në minutat e fundit!Sovrani vendos per Meten dhe atij duhet t’i bindemi!

  • Rama: Kush punon tokën, merr tapi!

    A degjuat o popull? Komunistet filluan prape si ne 45`reformen agrare.

  • Bebiopozita do munde Sali Berishen!!??
    Bebiopozita e Metes,qe sot ben 29 dite ne opozite(1 prilli dite rrenesh)do munde gjigandin Berisha?
    Bebiopozita qe pasi hengri 1370 dite ne qeveri.
    E tani u be 29 diteshe ne djepin e opozites,do munde Sali Berishen!?
    Jo vetem kaq,po bebiopozita-Meta i thote Berishes,mos shih endra me sy hapur.
    Se bebi 29 ditesh i sheh me sy mbyllur.
    E kujton bebi 29 ditesh,se populli shqiptar eshte nje cope mishi me dy sy ne balle,po ashtu dhe vlonjatet e do votojne bebiopoziten.
    Kur te behesh 1370 dite ne opozite;pra nga bebiopozite te behesh babiopozite-pastaj eshte populli ai qe do shohe e do beje.
    Se kte 23 Qershor ,populli shiptar do e quaj-dita epeshkimit ose me sakte kapjes se ngjalave.
    Pasi parlamenti i leshit dhe i veshit eshte shume here me i drejte se parlamenti i ngjalave.
    Pasi ngjalat perdridhen dhe kur jane te vockla,pra qysh ne djep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *