Disa muaj pas fillimit të punimeve, Xhamia e re e Namazgjasë ka nisur të marrë formë. Gjatë kësaj kohe janë përfunduar dy katet e parkingut nëntokësor, si dhe është ndërtuar kati i parë i qendrës kulturore. Ndërkaq, ka nisur puna për ndërtimin e kupolave, të cilat do të ketë përmasa të ndryshme.
Momentalisht punimet kanë hyrë në fazën më të vështirë të xhamisë, ku elementëve strukturorë të zakonshëm tanimë i janë shtuar edhe qemerët (harqet) dhe kupolat e kubesë të përmasave të ndryshme. Brenda dy muajsh parashikohet të mbarojë struktura deri në kubenë e madhe.
Puna e nisur në më shumë se një vit më parë nuk bëri gjë tjetër veçse zgjoi ëndrrën për të bërë realitet një nga dëshirat e besimtarëve myslimane, ndërtimin e Xhamisë se Namazgjasë, qe fillesat e veta i ka qe në vitin 1938.
Përfaqësues të Komunitetit Mysliman thonë se kjo xhami më shumë se sa një dëshirë, është nevojë për besimtarët. “Sot metropoli numëron rreth 1 milion banorë, ndërsa ka vetëm 7 xhami te vogla, ndërkohë në ‘38 Tirana vetëm si qytet numëronte 40 xhami dhe kishte disa mijëra banorë”, thotë Drejtori i Investimeve në Komunitetin Mysliman, Uran Kalej.
Kostoja totale e këtij investimi arrin në 30 milionë euro, një financim ky i Komunitetit Mysliman të Turqisë. Gjurma e projektit të xhamisë së madhe shtrihet në një sipërfaqe prej 5200 metra katror.
Sipas të dhënave, e veçanta e këtij projekti është se të gjitha funksionet do të jenë të hapura për publikun. Salla e konferencave me kapacitet rreth 400 vende do ta bëjë edhe më sociale këtë zonë. Në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë do të shtrihet biblioteka, gjithashtu projekti përfshin edhe një hapësirë ku do të ndërtohet muzeu i parë islam në Shqipëri. Gjithashtu do të ketë një numër të konsiderueshëm dyqanesh, ambientesh shërbimi dhe argëtimi për fëmijë.
Ndërkohë burime nga drejtoria përgjegjëse, ajo e Vakëf-investimeve, thanë për Dita-n se “Në fund të gushtit përfundon ndërtimi i Xhamisë si karabina. Më pas fillojnë punimet mekanike dhe elektrike, të cilat janë faza e radhës”. Sipas të njëjtave burime në vitin 2018 pritet që të përfundoi i gjithë investimi i cili kap koston 30 milionë dollarë. “Ne kemi kontratë me firmën ndërtuese dhe të gjitha fazat e punimeve po shkojnë sipas parashikimit. Puna bëhet në bazë të një kontrate dhe bazë punimesh,”- thotë për Dita-n drejtori Kalej.
Projekti është frymëzuar nga shtëpitë e qytetit të Beratit
Xhamia e Madhe e Namazgjasë është projektuar nga studio Hassa e arkitektit turk Muharrem Hilmi Shenalp, i cili ka projektuar shumë xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila në 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, etj. Projekti ka elementë shqiptarë të një stili klasik, në të cilin do të ketë revake si xhamia e Ethem Beut, ndërsa selia e Komunitetit Mysliman brenda Namazgjasë do të jetë i stilit shqiptar. Projekti është nisur duke u frymëzuar nga shtëpitë e qytetit të Beratit.
Kompleksi do të jetë jo i rrethuar, por i hapur për të gjithë vizitorët dhe mospërdorimi i mureve rrethuese do të jetë një karakteristikë tjetër e xhamive shqiptare. Stili klasik i xhamisë ka si frymëzim kryesor Xhaminë Blu që ndodhet në Stamboll, arkitekti i së cilës është Mehmet Sedefqar Aga, lindur në Elbasan.
Ai ka qenë kreu i arkitektëve të gjithë otomanëve dhe vetë nxënës i arkitekt Sinanit. Projektuesit e xhamisë janë duke ndërtuar në Japoni, Turqi dhe Gjermani dhe janë të famshëm në të gjithë botën, ndërsa xhamia në fjalë do të jetë e stilit ballkanas. Për arsye se ndërtimi i një xhamie klasike ka specifika të veçanta edhe të cilat nuk janë në gjendje t’i bëjnë të tjerët edhe realizimi i këtij projekti do të bëhet nga firma ndërtuese që administrohet nga kjo studio.

Ndertoni sa me shume xhami dhe kisha. Vetem me ato do shpetojne shqiptaret nga varferia, padituria dhe do integrohen ne Europe e bote.
Vendi ku mbarohet xhamija ju takon dy vellezerve Arbana te ikur nga Tirana para luftes se dyte boterore; Une jam pinjolli i gjenerates se trete te kesaj fmilje,Familja e jone u shperngule ne Turqi ne fillim dhe me pastaj ne Damaskus te Sirise. Ne sot jemi te shperndare botes ne kater ane.Presim me padurim kur te perfundon luftera ne Siri dhe do te ja sjlellim tapit/dokumentacionin/ perkates Bashkise se Tiranes.
Ju ndertoni atje ,por ne token tone ndertoni.
Sa me shume Xhami aq me shume paqe… Sa do Te doja Te kthehej ajo koha kur shqiptaret dhe turqit ishin bashk … InshALLAH